700 mln lekë pasuri të pajustifikuar, pse u shkarkua me vendim unanim të KPA gjyqtari Skënder Haluci! U dënua me vdekje për atentat ndaj Ramiz Alisë

700 mln lekë pasuri të pajustifikuar, pse u shkarkua me vendim unanim të KPA gjyqtari Skënder Haluci! U dënua me vdekje për atentat ndaj Ramiz Alisë

Skënder Haluci në KPK

Nga i dënuar me "Vdekje me Pushkatim" për atentat të pretenduar ndaj Ramiz Alisë, në kryetar i Gjykatës së Vlorës dhe sot i shkarkuar me vendim të formës së prerë, për pasuri me burime të pajustifikuara. Kjo është historia e pazakontë e Skënder Halucit, ish kryetar i Gjykatës së Vlorës. Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e kishte dënuar me vdekje Halucin me akuzën se kishte qenë pjesë e një plani për t’i bërë atentat Ramiz Alisë, gjatë turit të vizitave që ai bëri në vitin 1983 në veri të vendit. Ka pretendime se Ramiz Aliaj ndërhyri duke i falur jetën Halucit, i cili u dënua me 25 vite burg. Por, vetë Haluci, duke mohuar implikimin e tij në atentatin e pretenduar, ka pohuar se ai i shpëtoi pushkatimit, pasi në atë kohë ishin pushkatuar 6-7 veta në Has dhe Tropojë, çka kishte krijuar pakënaqësi në popull.

Skënder Haluci u emërua gjyqtar në Gjykatën e Vlorës në vitin 2011 dhe në vitin 2014, u promovua si kryetar i kësaj gjykate. Më 5 mars 2020, Komisioni i Vetingut (shkalla e parë) vendosi shkarkimin e Halucit nga detyra, me argumentin se nuk justifikon pasuri me vlerë rreth 70 milionë lekë ose 700 milionë lekë të vjetra. Gjyqtari kundërshtoi konstatimet e Vetingut. “Në moshën 23-vjeçare jam dënuar me vdekje nga regjimi i kaluar, kjo është më keq. Po më ngarkoni atë që nuk e kam bërë”, tha Haluci.

Gjyqtari Skënder Haluci e ankimoi vendimin e Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Me 27 tetor 2022, KPA la në fuqi vendimin e KPK-së, duke larguar përfundimisht Halucin nga drejtësia. Në vendimin e zbardhur ditët e fundit, rezulton se trupa gjykuese ka qenë e unifikuar për shkarkimin nga detyra të kryegjyqtarit të Vlorës. Trupi gjykues kryesohej nga Albana Shtylla, Sokol Çomo relator si dhe anëtare Mimoza Tasi, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. KPA ka konfirmuar procedurën e ndjekur nga KPK-ja dhe përgjithësisht konkluzionet për pasurinë, që çuan në shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Haluci.

Sipas dy vendimeve, KPK-së dhe KPA-së, Skënder Haluci nuk justifikon pjesërisht me burime të ligjshme të ardhurash, pasuri si: Lokal që e ka shitur në vitin 2003, dyqan me vlerë 60 mijë USD, tokë arë 890 m2 blerë në 1999, shtëpi 3 kate ndërtuar pa leje mbi një sipërfaqe tokë arë 1.400 m2, ku sipas KPK-së, gjyqtari ka deklaruar vetëm tokën në vlerë deklaruar në vlerën 140.000 lekë. Sipas KPK-së, pasuria, toka dhe ndërtesa kanë një vlerë prej 37,945,600 lekë ose rreth 350 mijë USD, që është fshehur nga gjyqtari.

Gjithashtu, sipas organeve të Vetingut, Haluci nuk justifikon apartament 106 m2 në Tiranë, në emër të bashkëshortes, blerë me çmim favorizues 1,600,000 lekë, në vitin 2003, kur vlera reale është gati 3 herë më e lartë, si dhe apartament 65 m2 në Tiranë, blerë në vlerën 3,000,000 lekë, në vitin 2000,

Gjithashtu, Haluci nuk justifikon shkollimin e vajzës në SHBA për vitet për vitet 2012 – 2014, shuma të konsiderueshme cash, nuk justifikon ‘Mercedes Benz”, viti i prodhimit 2000, blerë për 400 000 lekë, makinë “Jaguar X TYPE”, viti i prodhimit 2004, blerë  450,000 lekë. Nuk ka deklaruar një makinë Benz të blerë në 2012 për 200 000 lekë dhe shitur në 2016 për 500 000 lekë.

Tabela e analizës së pasurive të Skënder Halucit

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lulja: 01/02/2023 11:37

    90% e gjyqtareve shqiptar me toke are prft nga ligji 7501...Zot na ruj c'katunari e paska gjyku ket ven!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin