ITALI- Një 73- vjeçar është lënë në arrest shtëpie pasi ka qëlluar rreth 6 herë në drejtim të dy shqiptarëve.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës “San Lorenzo”, në shtëpinë ku banonte 73- vjeçari Marino Tripodi dhe dy shqiptarët Mario e Altin Boçi.
Siç shkruajnë mediat italiane, dy shqiptarët nuk kishin paguar qiranë prej 8 muajsh si dhe vidhnin energjinë. Mësohet se i moshuari ka deklaruar në polici se Mario e Altin Boçi e ofendonin shumë shpesh.
Ai u arrestua nga policia me akuzën për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, por më pas për shkak të moshës është lënë në arrest shtëpie.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com