75% e qytetarëve të pakënaqur me gjykatat, vëllezërit 90-vjeç kërkojnë drejtësi: Torturë për një datë, na gjykoni sa jemi gjallë

“Në kushtet kur kemi një gjykatë Apeli të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë kërkojmë pranë kësaj gjykate përshpejtimin e gjykimit të çështjes pasi unë kërkuesi jam sot 81 vjeç, ndërsa dy vëllezërit e mi janë nga 90 vjec, e po kështu të moshuar janë edhe paditësit e tjerë familjarë të mi. Ne dëshirojmë që e drejta jonë civile të gjykohet shpejt dhe drejt përsa kohë ende jemi në jetë”.

Kjo kërkesë, drejtuar gjykatës se apelit nga një 81-vjeçar që kërkon të gëzojë pronën e tij sa është ende gjallë, kërkesë e cila në një vend tjetër të Evropës do të dukej absurde, shpjegon problemin më madhor të sistemit të drejtësisë në vend që përmblidhet më postulatin ‘drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar”.

"A do na bëni gjyqin në këtë botë apo kur të vini atje? Për shembull mund të jetë për sëmundjet e rënda dhe kërkon zgjidhje civile, me qëllim që atë aset atë send të patundshëm ta kthejë në para dhe këto para të shërojnë dhe të shpëtojnë jetë njeriu. Aplikohet kjo kërkesë për përshpejtim dhe natyrisht kjo merret në analizë dhe dhomë këshillimi duke thënë të dalë nga rendi i radhës së gjykimit", ka treguar për Report Tv, avokati Bashkim Nikolla.

Në një sondazh të publikuar në Report Tv të mërkurën, 75% e qytetarëve shqiptarë, pra 3 në 4 të tillë, shprehen të pakënaqur me funksionimin e gjykatave dhe prokurorive në qarqet e vendit.

Mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të vettingut, që mes të tjerash solli edhe uljen e numrit të gjykatave në vend, e bëri më të vështirë aksesin në drejtësi.

:"Sa të vijë ai nga një seancë në një seancë gjyqtari i shkallës së par është i ngarkuar. E bëjmë në Janar seancën e parë, seanca e dytë i bie në Maj se ka të tjerat. Nga Maji shkon në Korrik, filluan pushimet. Shkojmë në shtator dhe erdhi viti i ri, nga ana fare formale dhe ekzakt kjo",u shpreh avokati.

Pronat, si në rastin e të moshuarve nuk i vetmi problem madhor, por në gjykatat civile në vend po shikohet si mision i pamundur për çiftet të divorcohen ligjërisht, ndonëse kane vite që i kanë dhënë fund lidhjes.

"Ne një proces që unë kam pasur për të marrë një datë për një zgjidhje martese ka qenë mbas një viti",tregoi një avokat.

"Kam një rast, po mbush dy vjet, ka dalë vetëm emri i gjyqtares dhe ende nuk po ndahen ata që në fakt janë ndarë",- rrëfeu Nikolla.

Por tortura nuk qëndron vetëm te datat e gjyqit apo dhe të shpallja e vendimit, zbardhja e tij nga gjyqtarët brenda një afati ligjor, në mënyre që palët ta zbatojnë apo ta apelojnë, është një sfidë më vete.

"Zbardhja mund të vonojë 4, ka vonuar dhe 5-6 muaj. Gjykatësi vetë kur ka edhe një mijë çështje që i ka gjykuar apo hetuar në vit, nuk i del koha as përtë arsyetuar vendimin dhe ose i merr copy paste e për një vendim që do një faqe, bën 20 faqe. Kur e shikon s’ka lidhje me atë",-deklaroi avokat nIkolla. 

Pra mesatarisht me këto ritme dhe me këtë numër të pakët gjyqtarësh një çështjeje civile do t’i duheshin 10 vite që të gjykohet në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe jo në pak raste qytetarët ikin nga kjo jetë pa përfituar një të drejte që u takon ligjërisht.

Shkak për këtë situate vijon te mbetet numri i pakët i gjyqtarëve si pasojë e daljes nga sistemi të qindra prej tyre nga vetingu, ndërsa numri i dosjeve vijon të shtohet çdo ditë.

Në të gjithë vendin mungesat janë shumë të mëdha, në radhët e gjyqtarëve duhen rreth 200 të tillë që të plotësohet organika, ndërsa në prokurori kërkojnë mbi 120 të tillë.

Në Gjykatën e Tiranës janë aktualisht për tu gjykuar 22 mijë dosje ndërsa  numri i gjyqtarëve është 55 nga 80 që duhet të jetë sipas organikës. Në gjykatën e apelit të juridiksioni te përgjithshëm janë aktualisht 25 gjyqtarë nga 78 që duhet të jenë ne organikë ndërsa numri i dosjeve që duhet të gjykojnë ka kapur shifrën e rreth 40 mijë çështjeve. Një situatë e ngjashme është edhe ne Gjykatën e Lartë ku janë në pritje të gjykimit 22. 500 çështje ndërsa numri i gjyqtarëve vetëm pak muaj me parë u plotësua.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 28/04/2024 07:24

    Cdo gje eshte koncentruar ne Spak dhe keto te tjerat kane mbetur te korruptuara sic ishin dhe me keq dhe vazhdojne grabitjen e njerezve dhe te pronave ne menyre kriminale pa u trembur nga askush!Nuk ka shanse qe te behet ky vend!

    Përgjigju
  • Iris: 28/04/2024 02:49

    Dhe sikur te mos mjaftonin keto,duhen shtuar mungesat e gjyqetareve /per nje rufe e te prera barku/ e te ngjashme dhe mos patje gjykatash e prokurorish ne disa qytete, fale reformes gjyqesore qe katranosen! Nuk do te ishte keq te punesoheshin gjyqetare te huaj.Verzhguesit e huaj te Vetingut kane treguar profesionalizem te larte edhe pse kishin te benin me kode e sisteme te ndryshme nga te vendeve te tyre.Per mendimin tim.ABC baze e sist.te drejtesise e ligjet e saj jane te njejta ose te ngjashme kudo ne bote.Me nje kurs plepash 6 mujor ne beme karrocieret gjykates,pse te mos bejme nje kurs edhe per gjyqetare te huaj qe jane profesioniste te vertete dhe ky te jete thjesht kurs pershtatjeje me ligjet e vendit?! Jemi ne situate emergjente ne drejtesi qe kerkon masa po aq emergjente,po aq drastike.

    Përgjigju
  • Ton: 27/04/2024 19:46

    Kemi qe ne 2017 ne apel...katastrofe...e nuk kemi shprese dhe per ca vite minimumi...asnje date jo me seance....po na mohohet e drejta baze...askush nuk e can menderen...behet qellimisht...nese nuk ka gjyqtare pse nuk e ndalojne oerkohesisht vetingun?

    Përgjigju
    • Genti: 28/04/2024 04:22

      Drejtesi leshon thuaj ????

    • Genti: 28/04/2024 03:21

      Nje gje eshte e sigurt: shkaterimi I sistemit te drejtesise. SpaKu nuk eshte sistemi I drejtesie. Eshte nje pjese e tij

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën