75-Vjetori i Çlirimit /Rustem Peçi: Enver Hoxha udhëhoqi kryengritjen e popullit për çlirim të atdheut me mjeshtëri

Historianë, studiues, zyrtarë edhe veteranë u bënë bashkë për të përkujtuar 75-Vjetorin e Çlirimit të Vendit. Të pranishëm për të referuar në konferencën shkencore ndërkombëtare mbi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare veteranët edhe historianët evidentuan “Luftën për liri, pavarësi dhe dinjitet të popullit shqiptar”. Fillimisht, Erion Braçe, zv.kryeministri i vendit, bëri një panoramë të përpjekjeve, që kanë bërë shqiptarët për lirinë e vendit.

“Në këto 30 vite të fundit ka ndodhur shumëçka, por më e rëndësishmja është gjyqi ndaj përpjekjeve të shqiptareve, për liri edhe pavarësi, duke u materializuar në ngjarje të vërteta, që kanë mbetur në historinë e këtij vendi. Liria e fituar është keqpërdorur. Gjyqi edhe “vendimi” kundër ngjarjeve që kanë bashkuar shqiptarët, kur s’ja kanë dalë me vendime, që kanë qenë të rëndësishme, kanë bërë gjithçka kundër aktorëve edhe kontribuuesve për këtë ngjarje historike, deri tek ata që kanë dhënë jetën për lirinë e këtij vendi. Kështu kanë bërë edhe për shumë ngjarje të tjera historike, vetëm për interesa të vogla. Kanë goditur çdo përpjekje të shqiptareve, Lufta Antifashiste është sulmuar edhe më shumë, pesë vite zgjati lufta, 30 vite po zgjatë lufta kundër Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe heronjve”, thotë Erion Braçe.

Veteranët, të cilët si simbol të kësaj konference kishin zgjedhur të vendosnin edhe shallin me yllin e kuq, e konsiderojnë të pavend që të mohohet kontributi i Enver Hoxhës në Luftën Antifashiste.  Kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ, Rustem Peçi, shprehet se: Enver Hoxha, si komisar politik i Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare i takon merita që orientoi drejt edhe udhëhoqi me mjeshtëri të rrallë kryengritjen e armatosur të popullit tonë luftën partizane deri në çlirimin e plot të atdheut. Në sajë të LANC populli shqiptar fitoi përjetë lirinë edhe siguroi pavarësinë e atdheut edhe rindërtoi vendin e shkatërruar nga lufta”.
Ndërsa, historiani Pëllumb Xhufi referoi mbi temën “Balli kombëtar edhe Legaliteti në Luftën e Dytë Botërore”. Konferenca shkencore u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tepelena: 28/11/2019 19:41

    Ik o hale .. injorant idiot .enveri e groposi shqiperin me qellim me dijeni te plot

    Përgjigju
    • Gazmir: 30/11/2019 11:59

      Po flitet per Luften e Lavdishme Antifashite Nacioalclirimtare. Kur te behte fjale per fun din e Luftes se Fothte etektej atehere mund te flitet me saktesi

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas