KUKËS - 8.5 ton kafe kontrabandë “Cafe’s do Brazil” është bllokuar në aksion rrugor Kukës-Kalimash.
 
Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Kukësit shpalli në kërkim 25-vjeçarin Besmir Muja banues në fshatin Shtiqen, pasi në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative i riu transportonte me makinën e tij tip Benz furgon me targa AA 396 JK kafen e cila dyshohet se ishte futur kontrabandë nga Kosova me destinacion Tiranën.
 
Gjatë ndërhyrjes për të bllokuar kafen kontrabandë, drejtuesi i automjetit ka mundur të largohet, ndaj është shpallur në kërkim.

kafe kontrabande kukes

kafe kontrabande kukes
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)