Kanë mjaftuar vetëm 8 ditë hetime nga prokuroria e Beratit që të zbulojnë sasinë prej 19 kilogram drogë në pronësi të vallait të kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotkaj. Mësohet se hetimi ka nisur në 9 shtator dhe është mbyllur në 17 shtator ku Forcat Speciale dhe agjentët e antidrogës, kanë arrestuar vllanë e kryebashkiakut, Artur Zotkaj.Përgjimet dhe ndjekja operative në teren ka bardhur të gjithë planin e këtij grupi kriminal, që zotëronte sasinë e drogës.Në këtë grup është i përfshirë dhe një shtetas Italian me emrin Fabricio. Në dosjen hetimore tregohet se në 9 shtator 2015 në Drejtorinë e Policisë Berat është referuar material për hetim proaktiv ndaj shtetasit Kreshnik Hysenbelli, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “prodhim dhe shitje e narkotikeve“ dhe “kultivim i bimëve narkotike“. Më datë 10.09.2015 nga prokuroria është rregjistruar procedimi penal ndaj këtij shtetasi. Gjatë kësaj kohe ka rezultuar se shtetasi Kreshnik Hysenbelli ka komunikime të dyshuara për shitje lënde narkotike me një person, i identifikuar me pas si shtetasi Artur Zotkaj , banues ne Poliçan, si dhe me nje shtetas italian, i identifikuar si Fabricio. Me date 15.09.2015, Kreshniku ka diskutuar me nje shtetas te identifikuar si Miço (Emiliano Hysenbelli) në lidhje me shitjen e nje sasie lende narkotike. Personat e permendur me lart gjate kesaj kohe kryejne diskutime ne lidhje me shitjen e nje sasie lende narkotike te kultivuar nga shtetasi i identifikuar si “Toni”.
Arrestimi i grupit
Gjate datës 17.09.2015 është bërë e mundur lokalizimi i ambientit ku po mbahej lenda narkotike, e cila me ane te disa shtetasve po perpunohej ne nje ambient biznesi ne lagjen “Xhenio” në qytetin e Poliçanit, ne pronesi te shtetasit Artur Zotkaj. Është ndërhyrë më datë 17.09.2015 në orën 21.00 në bashkepunim me Forcen e Posaçme ne Drejtorine e Policise se Shtetit dhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte ku eshte bere kapja ne qytetin e Poliçanit e shtetasit Artur Zotkaj, kapja e shtetasve Kreshnik Hysenbelli dhe Destared Allko, të cilët janë kapur ne mjetin tip “Nissan” me ngjyre të bardhë në afërsi të fshatit Pronovik, Poliçan,kapja e shtetasit Abedin Nurellari,i cili u gjet në objektin biznës të shtetasit Artur Zotkaj.
Lokalizimi i drogës
Menjëherë u formua grupi hetimor,i cili konstatoi se në një ambjent biznesi në pronësi të shtetasit Artur Zotkaj në lagjen “Xhenio“ Poliçan i mbyllur me qepena u gjetën një sasi lënde narkotike e futur në 2 thasë të bardhë, si dhe e shpërndanë në mënyrë të çrregullt në godinë, po kështu u gjetën dega të bimës narkotike të cilat ishin varur në këtë ambient me qëllim tharjen e tyre si dhe një peshore elektronike e markes “Exacto“.
Drogë edhe në makinë
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Mercedes–Benz” me targa AA 959 IS në pronësi të shtetasit Artur Zotkaj të kryer më datë 18.09.2015 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat jane gjetur nje sasi mbetjesh të dyshuara si lëndë narkotike marijuane me peshë 13.6 grame si dhe një shkop metalik me hapje me gjatesi 25 cm i mbyllur dhe 64 cm i hapur për të cilin u përpilua vendimi per kryerjen e ekspertimit teknik për të përcaktuar nëse është armë e ftohtë.Në vijim është kryer sekuestrimi dhe peshimi i lëndës narkotike dyshuar si marijuane e gjetur në biznesin e shtetasit Artur Zotkaj, e cila ka rezultuar të ketë një peshë të përgjithshme prej 19.030 kilograme.
Dëshmitë e të arrestuarve
I pyetur në cilësinë e personit në hetim shtetasi Destared Allko ka deklaruar se ai njeh dhe ka komunikuar me shtetasin Kreshnik Hysenbelli në telefon dhe se me datë 17.09.2015 është takuar me shtetasin Emiliano Hysenbelli dhe ka pirë një kafe me të në Poliçan,në orën 21.00 është kapur nga policia së bashku me shtetasin Kreshnik Hysenbelli në mjetin e këtij të fundit në fshatin Pronovik.I pyetur në cilësinë e personit në hetim shtetasi Abedin Nurellari ka deklaruar se ai është i punësuar si roje në biznesin e shtetasit Artur Zotkaj prej 2 vitesh ku ai ruan karburantin dhe ish– lokalin që ndodhet ngjitur me të ku është gjetur lënda narkotike dhe se më datë 17.09.2015 ka qëndruar në punë nga ora 08.30 deri në orën 14.30 kur është larguar,rreth kësaj ore në objekt ka ardhur shtetasi Emiliano Hysenbelliu të cilin e njeh edhe si Miço i cili ka sjellë sasinë e lëndës narkotike dhe pas pyetjes që i ka bërë ai i ka thënë se kishte folur me Arturin.I pyetur në cilësinë e personit në hetim shtetasi Kreshnik Hysenbelliu ka deklaruar se ai njihet me shtetasin Artur Zotkaj me të cilin ka punuar me parë me gurë,ka deklaruar se ka folur me shtetasin Artur Zotkaj por ka mohuar të ketë bërë biseda në lidhje me lëndë narkotike.I pyetur në cilësinë e personit në hetim shtetasi Artur Zotkaj ka deklaruar se nuk pranon të japë shpjegime pa praninë e avokatit të cilin do ta zgjedhë në një moment në mëvonshëm.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com