8 Guiness për Saimir Stratin, krijon
mozaikun e mollës së Adamit me pipa

8 Guiness për Saimir Stratin, krijon<br />mozaikun e mollës së Adamit me pipa
FIER- Fituesi i shtatë rekordeve Guinnes Saimir Strati ka thyer edhe rekordin e tetë duke mos u ndalur në artin e tij për të krijuar mozaikët më të mëdhenjtë në botë. Kësaj radhe Saimir Strati ka zgjedhur vendlindjen e tij qytetin e Fierit, ku ka krijuar mozaikun e mollës e Adamit të kafshuar, në të cilën ka përdorur 150 mijë pipa plastike, material i riciklueshëm me një dimension prej 30 metra katrorë.
 
Në praninë e qindra qytetarëve, Strati e ka përfunduar mozaikun për 20 ditë dhe është shpallur fitues i rekordit Guinnes për herë të tetë nga gjyqtarja e Guiness World Record italianja Lucia Sinigaglesi e ardhur posaçërisht për të bërë shpalljen e rekordit të tetë të piktorit Saimir Strati.
 
Piktori në fjalën e tij ka falënderuar të pranishmit, duke thënë se kjo ishte tentativa e fundit për rekordin më të madh në botë me temën “Të mbrojmë botën”.
 
Mozaiku përmban një mesazh tepër sensibilizues për ruajtjen e mjedisit dhe shpëtimin e planetit tokë nga ndotja. Piktura ka në qendër mollën e Adamit, të kafshuar në një pjesë të saj.
 
Kryetari i bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj tha se kjo është një ditë jo e zakonshme për qytetin e Fierit që vjen në sajë të punës së mrekullueshme të Saimir Stratit.
 
Gjykuesja e mozaikut për rekordin Guinnes Lucia Sinigaglesi e filloi fjalën e saj duke përshëndetur te pranishmit shqip dhe pas matjeve deklarojë se Saimiri ka fituar rekordin e tetë botëror Guinnes.
 
Në përfundim të ceremonisë piktori Saimir Strati ka vendosur poshtë mozaikut të tetë certifikatat ku ai është shpallur fitues i çmimeve Guinnes për tetë vepra të mëdha botërore.

Redaksia Online
(m.z/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij