Në shqipëri e posacërisht në kryeqytet, 8 marsi për shumë persona është dita e nënës, pavarësisht se në shumicën e vendeve të globit, 8 marsi shënon ditën ndërkombëtare të gruas. Pavarësisht kësaj, në kryeqytet kjo ditë është festuar nga qytetaret, ku janë dhënë e shkëmbyer përvec urimeve edhe festime apo buqeta me lule.
Më shumë se 100 vite më parë nisi ajo lëvizje e femrave, që sot më 8 mars mbahet si dita ndërkombëtare kushtuar gruas.
Pavarësisht se 8 marsi mbetet një ditë që shënon luftën e grave për më shumë barazi dhe të drejta ekonomiko-politike, në Shqipëri, për jo pak persona kjo ditë shënon festën e Nënës, dhe në shumicën e rasteve festohet si një celebrim i dashurisë së fëmijëve kushtuar nënës së tyre.
Edhe për vitin 2015 në kryeqytet janë parë buqetat me lule në duart e femrave shqiptare, janë shkëmbyer urime si dhe festime
Por ka edhe nga ato femra, për të cilat 8 marsi simbolizon ditën e kujtesës së përpjekjeve të femrave për të qenë të barabarta përballë seksit tjetër, një arsye kjo më shumë për të kërkuar më shumë, dhe për të ngritur zërin
Lëvizjet e para feministe për të kërkuar të drejtat e grave datojnë që në shekullin e 19, por takimi I parë në nivel ndërkombëtar është mbajtur në Kopengagen, më 1911 dhe që vendosi 19 marsin si ditën e festës së gruas. Por më pas kjo ditë nisi të festohej më 8 mars, duke manifestuar kundër luftës së parë botërore në vitin 1914.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO