Mjekja nefrologe Elvana Rista, përcjell për ReportTv një mesazh për gratë shqiptare, në raport me parandalimin e sëmundjes së veshkave.
“Bëni kontrolle të rregullta pasi diagnostifikimi i hershëm shpeton jetë. Ajo ka shtuar se Spitali Hygea me shërbimin e nefrologjisë si pjesë e iniciativës mbarëbotërore për të parandaluar dhe kapur në kohë sëmundjen e veshkave, ka ofruar një paketë kontrolli të veshkës në të cilin me ekzaminime të thjeshta mund të prekim, të parandalojmë dhe të prekim në kohë problemet e veshkave", ka thënw mjekja.
Viola Hoxha, është paciente e spitalit Hygeia prej 7 vitesh pasi është e kënaqur me shërbimin tepër të kujdesshëm.
“Jam e kënaqur me mënyrën se si funksionon spitali Hygea, me përkujdesjen e mjekëve apo infermierëve. Gjithçka këtu ëhstë perfekte”, është shprehur pacientja.
Me rastin e 8 marsit, që përkonte në të njëjtën ditë me ditën botërore të veshkave, stafi i spitalit Hygeia u dhuroi pacienteve një lule.

VIDEO










