8 parti marrin 190 mln lekë
për 2014, PS më shumë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë dje fondin prej 190 milion lekësh për partitë poltike për vitin 2014.
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë dje fondin prej 190 milion lekësh për partitë poltike për vitin 2014. Janë tetë parti politike që sipas relacionit të vendimit të
KQZ përfitojnë një ndihmë financiare për vitin 2014, edhe pse ky nuk është një vit zgjedhor. Sipas vendimit të KQZ, partia që përfiton më shumë fonde është pikërisht PS me 75.938.521 lekë. Pas saj vjen PD me 59.441.771 lekë, LSI me 22.837.891 lekë dhe partitë e tjera aleate. Mes tyre është dhe FRD, edhe pse nuk është në parti parlamentare, por në bazë të këtij vendimi ajo ka fituar mbi 1% të votave në shkallë vendi në zgjedhjet e fundit shumën prej 3 milion lekësh të vjetra.
“Shpërndarja e fondeve për partitë politike bëhet: 70% sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar në bazë të sistemit zgjedhor të parashikuar nga Kodi Zgjedhor. 20% në mënyrë të barabartë ndërmjet partive parlamentare. 10% sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe që kanë fituar mbi 1% të votave në shkallë vendi.10% që mbetet i shtohet fondit prej 70% dhe u ndahet partive parlamentare”, thuhet në relacionin e vendimit të miratuar nga katër anëtarët e KQZ. Ndërkohë që ky fond për vitin 2013 për partitë ka qenë më i lartë, 200 milion lekë, ndërsa për zgjedhjet ishte parashikuar fondi prej 123 milion lekë që u shpërnda mes partive në bazë të numrit të deputetëve.
Mandatet Katër anëtarët e KQZ miratuan dje edhe kërkesat e Kuvendit për plotësimin e vendeve vakante të PS dhe LSI. KQZ ngriti si shqetësim mosrespektimin e kuotës gjinore nga ana e LSI në Durrës. Pas dorëheqjes nga mandati i deputetes së PS në Qarkun e Lezhës, Mejreme Delishi, KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të kësaj, Mirela Neli(Syku). Pas 20 ditësh si deputete e PS, ajo e ka justifikuar dorëheqjen për shkaqe shëndetësore. “Vetëm për arsye shëndetësore.
Unë bëj dy herë në javë dializë dhe është e pamundur që të ndjek seancat dhe të punoj në komisionet parlamentare. Është shumë e vështirë për mua. Kur hyra atë ditë dhe bëra betimin në Parlament, dhe tani e shoh të arsyeshme të jap dorëheqjen për arsye shëndetësore”, është shprehur ajo. Gjithashtu dje në KQZ u zëvendësua edhe mandati i ministrit Lefter Koka në qarkun e Durrësit, i cili u pasua me një deputete femër. Silvana Maksuti do të jetë deputetja më e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
FondiPS: 75.938.521 lekë
PD: 59.441.771 lekë
LSI: 22.837.891 lekë
PDIU: 9.779.951 lekë
PR: 8.893.981 lekë
PBDNJ: 6.392.441 lekë
PKDSH: 6.392.441 lekë
FRD: 323.000 lekë
Shkrimi u publikua sot (21.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.8%
-
Jo
33.2%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40