"8 Prilli" në kalendar shënon   Ditën Ndërkombëtare të Popullit Rom, ditë e shpallur zyrtarisht në vitin 1990 nga Bashkimi Ndërkombëtar i Romëve, në nderim të takimit të pare ndërkombëtar të përfaqësuesve të tyre më 7-12 prill 1971 pranë Londrës.
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IRCA, Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri,  me rastin e kësaj feste, së bashku me Drejtorinë e Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe, do të zhvillojnë  një aktivitet me përfaqësuas nga komunitetit rom në orën 10:00  në sallën "Tefta Tashko Koço" të MK-së, aktivitet  i cili ka  qëllim evidentimin dhe promovimin e traditave kulturore të minoritetit rom.
Inskenimi i studentëve rom të Korpusit dhe vullnetarëve të IRCA-s , në lidhje me elementët kulturorë Rome, do të ndiqet nga prezantimi i "Diversitetit Rom, si vlerë kulturore Shqiptare" nga Bledar Taho, dhe prezantimi i katalogut me punime të artistit Sead Kazanxhiu si edhe  një Video prezantuese e punës së artistit  Ferdinant Koçi. Aktiviteti do të vazhdojë me një performance muzikore Rome tradicionale dhe klasike, performuar nga banda e të rinjve rom, Rexhino dhe Shaban Luftasi si edhe grupi orkestral. Po ashtu do te shfaqet edhe një film dokumentar mbi Trashegiminë Jomateriale Rome.
/atsh/