8 persona janë aktualisht në regjimin e posaçëm njohur si "41-bis", ndërsa të tjerë pritet të futen në të. Kjo është paralajmëruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se në këtë regjim të ashpër do të futen edhe të dënuar të terë të rrezikshëm.
Qëllimi i këtij regjimi, për Manjën është për të ndërprerë komunikimin e të dënuarve të rrezikshme me 'ushtarët' e tyre jashtë, ku japin urdhra nga burgu për të kryer krime dhe atentate të tjera.
Kjo deklaratë e Manjës është bërë gjatë një aktiviteti më OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçëm "41 bis".
Vetëm në nëntor janë 4 të dënuar, Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rraja dhe Arbër Çekaj, të cilët janë vendosur në regjimin "41 bis", ndërsa po vlerësohet rrezikshmëria e disa të dënuarve të tjerë.
Aktualisht në regjimin 41 bis janë izoluar 8 të dënuar Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arber Cekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.
Çfarë është regjimi i posaçëm '41-bis'
Ligji për regjimin e posaçëm njohur si "41-bis" i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi "41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Kompensimi i ish-pronarëve, përfitojnë 15 mijë qytetarë! Manja: 30 mln euro, shpërndarja deri të enjten
31 Dhjetor 2024, 11:16
-
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi
27 Dhjetor 2024, 18:17
-
I dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, Klement Çala izolohet në '41 BIS' 3 të rrezikshëm brenda 4 ditëve në regjimin e posaçëm
17 Dhjetor 2024, 18:20
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
'87 milionë euro nga BE nëse plotësojmë detyrat e 2025!' Manja: Mbyllim kapitujt në 2028! Procesi më tej politik
13 Dhjetor 2024, 15:35
-
I dënuar për vrasjen e 4 policëve në 1997, izolohet në 41-Bis Fran Marashi
13 Dhjetor 2024, 15:07
-
Çupi: Po kaloni ligjin e të dhënave personale për të gjobitur bizneset! Manja: Ngritët shoqata anonime biznesi për të bllokuar ligjin që kërkon BE! Qëllimi juaj sabotimi i integrimit, punoni si qyqe
5 Dhjetor 2024, 12:40
-
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
4 Dhjetor 2024, 18:42
-
Kompensimi i ish-pronarëve ende larg! Duhen edhe 4 vite për mbi 5 mijë dosje në proces
4 Dhjetor 2024, 15:49
-
Shtyhet kompensimi i pronarëve, drafti: Afati për shqyrtimin deri në 2027, për paratë deri 2028
3 Dhjetor 2024, 07:48
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor 2024, 15:29