Të verdhë veze në kafe ose me kripë...8 truke të mëngjesit që do ju ndihmojnë të nisni ditën tuaj sa më mbarë

Të verdhë veze në kafe ose me kripë...8 truke të mëngjesit që do  ju ndihmojnë të nisni ditën tuaj sa më mbarë

TIRANË- Nuk mund ta quani veten kurrsesi një njeri i mëngjesit? Mëngjesi për ju nis pas orën 11:00, e për më tepër edhe atëherë mezi e merrni veten dhe kërkoni shumë kohë? Epo, ky artikull iu dedikohet pikërisht juve, jo "dembelë" siç shumë mund t'ju personifikojnë. Më poshtë keni një liste të gjërave që mund t'ju vijnë në ndihmë që ta nisni ditën vrullshëm.

Hidhni pak kripë në kafe

Vetëm një majë luge...kjo do t'ju ndihmojë pikë së pari për të përmirësuar aromën e kafes, së dyti nuk do të merrni aq shumë kalori sa merrni me qumështin apo sheqerin. Mos e teproni, sidoqoftë, një majë e vogël është e mjaftueshme për të arritur shijen e përsosur.

Hidhni një të verdhë veze në kafe

Mund t'u duket shumë e çuditshme, por shtimi i një të verdhe veze në kafen tuaj të mëngjesit është një gjë shumë me vlerë. Shija nuk është e keqe siç mund të tingëllojë. Sipas një studimi, njerëzit që hanë vezë në mëngjes janë më energjikë sesa njerëzit që nuk bëjnë këtë. Kështu që, nëse kombinoni vezët me kafeinën, do të merrni 'super energji'.

Çaj të zi ose çokollatë të zezë me pak kanellë

Nëse nuk jeni një njeri që e pini kafen, atëherë provoni një filxhan çaj të zi. Ai përmban kafeinë, gjë që rrit gatishmërinë dhe përqendrimin. Nëse nuk jeni "fans" i çajit të zi, atëherë provoni pak çokollatë të nxehtë me pak kanellë. Ndihmon në balancimin e sheqerit në gjak dhe zhduk ndjenjën e lodhjes.

Pi një gotë me ujë në mëngjes, ose më mirë ujë me limon

Uji është thelbësor në çdo orë të ditës, por veçanërisht në mëngjes. Pini ujë kur zgjoheni për të përmirësuar performancën tuaj mendore.

Muzikë

Nuk ka asnjë dyshim që muzika ndikon në gjendjen shpirtërore. Studime specifike kanë treguar që muzika nxit lumturinë dhe ul ankthin. Kështu, fillimi i ditës me një melodi optimiste është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe për të vazhduar pjesën tjetër të ditës.

Rrethojeni veten me ngjyra të hapura

Zgjidhni ngjyra të ndritshme për shtëpinë tuaj dhe shtratin ku flini, ato ndikojnë seriozisht në humorin tuaj.

Përgatiteni veshjen një natë përpara

Përgatiteni veshjen tuaj një natë përpara, kështu do kurseni kohë në mëngjes. Sa më shumë që të jeni të përgatitur, aq më pak stres dhe më shumë kohë keni në dispozicion, aq më shumë ju shijoni mëngjesin dhe nuk do nevrikoseni.

Vendosni alarmin shumë larg nga krevati

Nëse do keni alarmin poshtë krevatit me siguri do e fikni dhe do ktheheni nga ana tjetër. Për këtë arsye, vendoseni larg. Kur të çoheni për ta fikur, me shumë gjasa nuk do të shtriheni më.

*Përkthyer nga Bright Side

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite