8 vite që është rikthyer, kardiokirurgu: Na trajtojnë si kriminelë, e kam menduar shumë herë të iki prapë
Mjeku kardiokirurg pediater Altin Veshti gjatë punës
Nga studio e “Rreze Dielli”, kardiokirurgu i njohur pediatër Altin Veshti, pyetjes nëse e ka menduar largimin nga Shqipëria i është përgjigjur se ka disa arsye që e kanë bërë ta mendojë seriozisht këtë gjë. E para dhe më e rëndësishmja sipas tij është fakti i ligjit që dënon mjekët.
Po po këtë e kam menduar, e them me sinqeritet disa herë gjatë këtyre viteve, sepse nuk është më problemi i vështirësive kirurgjikale të cilat kalohen, por janë edhe problemet e përditshmë që has në punë. Gjëja e parë që ëm shtyn, dhe ndoshta e vetmja është ligji që ekziston për dënimin e mjekëve që është ligj unik në Bashkimin Europian. Vdesin njerëz në Amerikë, vdesin në Itali, vdesin kudo në botë dhe kudo këtu shihet si gabim i mjekut dhe ai trajtohet si kriminel. Një mjek mund të merret nga salla e operacionit dhe të dërgohet direkt në burg, sit ë ishte një kriminel që ka bërë vrasje pa fund. Neglizhenca haset në çdo vend të botës, por dënimi që bëhet në Europë është krejt ndryshe me atë në Shqipëri. Nuk mund të them që kjo është arsyeja e vetme. Edhe ana monetare duhet riparë, sepse ashtu siç thërritet në orën 3 të mëngjesit për një urgjencë, duhet edhe të ketë mundësi të shkojë. Në Kosovë mjekët trajtohen nga ana financiare 3 herë më mirë se në Shqipëri, ka thënë Veshti për "Rreze Dielli"
Lajmi kryesor:
Ndër të rrallët kardiokirurgë pediatër! 1 mijë arsye për të ikur nga Shqipëria...dhe 1 arsye e FORTË për të qëndruar
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
21.1%
-
Nuk kam mendim
10.9%
Vota total: 531
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohen 4 akuzat për mjekun Edvin Prifti! SPAK: Mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT, i sekuestrohen 1.1 mln euro, 256 mijë € ishin cash në banesë e zyrë
13 Shkurt 2024, 10:15
-
Denoncimi i Shehut për bllokimin e kardiologjisë, reagon QSUT: I jemi përgjigjur çdo emergjence! Kemi fondin e nevojshëm për materialet mjekësore
6 Janar 2023, 09:57
-
Denoncon deputeti i PD-së: Kardiokirurgjia në QSUT prej një muaji e bllokuar! Mungojnë oksigjenatorët
5 Janar 2023, 20:59
-
Për herë të parë në Shqipëri, ekipi Kardiokirurgjisë në QSUT realizon me sukses operacionin e vështirë në zemër! Pacienti 67-vjeçar lë spitalin pas 4 ditësh
21 Janar 2022, 20:29
-
Big Market investon 40 mijë euro në sallën e kardio- kirurgjisë në QSUT, mjekët: Dhuratë e çmuar për fëmijët dhe gjithë pacientët (VIDEO)
26 Nëntor 2020, 12:00