Sëmundja e kancerit është prehur tanimë mbi trupin e brishtë të një 8-vjeçareje. Chrissy Turner nga Utah mendohet të jetë vajza më e re në moshë që lufton kundër kancerit të gjirit.
 
Vajza e vogël zbuloi një gjendër në kraharor muajin e shkuar dhe u deshën një sërë analizash për të mësuar që vuante nga një formë e rrallë e kancerit të gjirit, e quajtur karcinoma sekretore.
 
Kjo sëmundje prek vetëm një në një million njerëz dhe tani vogëlushja do të duhet t’i nënshtrohet mastektomisë. “U frikësova herën e parë që e mësova’, tha vajza e vogël, ‘por e dija se mund ta luftoja dhe shpresoj se do të arrij ta luftoj’.
 
Të dy prindërit e vajzës kanë luftuar me kancerin. Mamaja e saj e ka fituar betejën, ndërsa i ati po trajtohet paralelisht me të bijën.
 
Prindërit janë betuar se do të qëndrojnë të fortë për vajzën e tyre, ndërsa ekziston një faqe online ku mblidhen fonde për trajtimin e sëmundjes së Chrissyt.
chrissy turner
chrissy turner
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)