8 vjet telefonata dhe udhëtime me makinën e trafikantit, hetuesi amerikan ‘fundos’ prokurorin e Krimeve të Rënda

8 vjet telefonata dhe udhëtime me makinën e trafikantit, hetuesi amerikan ‘fundos’ prokurorin e Krimeve të Rënda

Përparim Kulluri

Kontaktet e shpeshta me një preson të krimit të organizuar i kanë kushtuar shkarkimin nga detyra prokurorit të Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri. Sipas vendimit të shkarkimit të datës 6 nëntor 2019, i siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, rezulton që Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar i ka dërguar fillimisht një raport Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Kulluri për të vijuar detyrën, për shkak të lidhjeve me një person të përfshirë në trafik droge. Bazuar në këtë raport, prokurori i njohur amerikan John Leonardo, vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ka kryer një hetim më të thelluar. Prokurori amerikan ka arritur në konkluzionin se prokurori Përparim Kulluri ka komunikuar në telefon gjatë periudhës 15.3.2008 – 4.2.2016 me personin A. B., i njohur më pas edhe M. B, pasi ka ndryshuar emrin.

Ndërkaq më 11.5.2006, Gjykata e Apelit Athinë ka urdhëruar arrestimin e tij e këtij personi për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Gjithashtu, sipas vëzhguesit të ONM, nga të dhënat e sistemit TIMS, ka rezultuar se prokurori ka përdorur makinën e këtij personazhi, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti nga gjykata greke. Më tej, ky person është hetuar penalisht edhe nga vetë Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri për trafik droge, në vitin 2014. Ndërkaq, Komisioni i Vetingut, me trupë gjykuese Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj ka konkluduar se prokurori ka udhëtuar 6 herë jashtë vendit me makinë e A. B, në pozicionin e “shoferit”. Nga ana tjetër, prokurori Kulluri ka shpjeguar se këtë shtetas se e njeh, pasi kanë qenë studentë në vitin 1990, por që nuk ka qenë në dijeni të faktit se ai apo vëllai i tij janë të përfshirë në krimin e organizuar si dhe nuk ka pasur dijeni se mund të ketë qenë i dënuar në Greqi.

Por, KPK ka theksuar se prokurori duhej të tregohej i kujdesshëm me përdorimin e makinës dhe se aktiviteti i trafikimit të lëndëve narkotike të këtij personi konstatohet edhe nga burime të hapura, duke iu referuar lajmeve të vitit 2005. Bëhet fjalë për lajmin e publikuar në qershor të 2005, sipas të cili policia greke sekuestroi 90 kg hashash në qendër të Athinës si dhe vuri në pranga çiftin e bashkëshortëve shqiptarë, Artur Asimaj, 26-vjeç nga Vlora si dhe bashkëshortja e tij, Silvia Shkeli, 22-vjeç nga Tirana. Sipas zëdhënësit të policisë greke në atë kohë, kreu i këtij trafiku dyshohej të ishte një shqiptar, A. B, me origjinë nga Gjirokastra, por banues në Fier.  

Gjetjet e hetuesit amerikan për prokurorin Përparim Kulluri
1. Ka informacion se shtetasi A. B., i njohur edhe si M. B., i lindur më 17.4.1972, ka qenë i proceduar penalisht në Greqi. Gjykata e Apelit Athinë ka urdhëruar arrestimin e tij më 11.5.2006, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

2. Gjithashtu, shtetasi A. B., i njohur edhe si M. B., duke filluar nga data 24.1.2014, është hetuar penalisht për veprën penale “trafikim të lëndëve narkotike” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku subjekti i rivlerësimit ka punuar nga tetori i vitit 2013, e në vazhdim.

3. Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe trafikimi i lëndëve narkotike përbëjnë vepra penale të “krimit të organizuar”, siç përcaktohet nga pika 15, e nenit 3, të ligjit të nr. 84/2016. Për pasojë, A. B., i njohur ndryshe edhe si M. B., është “person i përfshirë në krimin e organizuar”, në bazë të pikës 15, të nenit 3, të ligjit nr. 84/2016, nga data 11.5.2006, e në vijim.

4. Numri i telefonit (*), i regjistruar në emrin e subjektit të rivlerësimit, është përdorur shpesh gjatë periudhës 15.3.2008 – 4.2.2016, për t’i telefonuar numrit të telefonit (*), i cili ka qenë i regjistruar në emër të shtetasit A. B., i njohur edhe si M. B. .

5. Në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2013, nga të dhënat e sistemit TIMS rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka udhëtuar dhe ka kaluar kufirin shqiptar disa herë, duke drejtuar një autoveturë me targa (*). Ky automjet rezulton se në këtë periudhë ka qenë në pronësi të shtetasit M. B. (i njohur edhe si A. B.), nga viti 2010 deri në vitin 2014. Subjekti i rivlerësimit ka pranuar se e ka përdorur automjetin jo vetëm për të kaluar kufirin, por edhe për qëllime të përgjithshme gjatë vitit 2012 dhe vitit 2013.


Vendimi i Komisionit te Pavarur te Kualifikimit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drejtesia: 12/12/2019 15:14

    E shkarkoj se shkarkoj vettingu ky eshte bob lale, nuk e .... per asgje! Keta qe e kaluan nuk jane me te mire!

    Përgjigju
  • Tironsi: 12/12/2019 12:04

    FALEMINDERIT NGA ZEMRA U.S.A

    Përgjigju
  • anna: 12/12/2019 07:31

    Eh more palo prokuror i more nje dite disa nga nemat tona .Kujto sa vete ke futur ne burg ne vitet 2014-2015 te pafajshem u ke dhene nga 15 burg per te mbrojtur keta kriminele. uroj qe nemat tjera te te gezojne me vone .BRAVO USA

    Përgjigju
  • Nik Alimerko: 11/12/2019 19:51

    BRAVO USA...

    Përgjigju
  • Rosana: 11/12/2019 19:40

    Ku ka polic apo kryepolic , komandant ,apo shefe sic thiren me perkedheli nga... qe nuk i ka duart e lidhura nga krimi ketu ne Albanisten .

    Përgjigju
  • Kafsha: 11/12/2019 18:10

    Bravo vëzhguesit! 100 herë bravo së shqiptarët duan kamzhik tek koka qe te lulezoje e begatoje vendi i tyre ndryshe po i le hazát të fikin deren. Po të mos ishte ky vezhgues as qe do e merte vesh njeri së ç ka bere ky. Edhe Enver Hoxha nuk ishte budalla qe e izoloi shqiptarin me kamzhik sepse vetem keshtu ai pra shqiptari e lulezoi vendin e tij duke zhvilkuar edhe industrine. Pra, shqiptari duhet te kontrollohet me “kamzhik” qe te përparojë e mira e përgjithshme. Po e le të lirë nuk ja ndjen asgjë përveç se vetes së tij.

    Përgjigju
    • life: 12/12/2019 18:53

      FREDI po ti nuk je shqiptar.pra nuk rron dot ti pa kamxhik?

  • LORA: 11/12/2019 17:35

    Lajm i mire.

    Përgjigju
  • Popull: 11/12/2019 16:56

    RROFTË USA MIRËNJOHJE DHE RESPEKTE PËR GJITHË JETËN!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë