80-vjetori i Gaqo Çakos
festohet në një natë gala në TKOB

80-vjetori i Gaqo Çakos<br />festohet në një natë gala në TKOB
TIRANË - Një natë gala në nder të 80-vjetorit të artistit të popullit dhe tenorit të madh shqiptar Gaqo Çako u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në skenën ku Gaqo Çako ka përcjellë me vite më rradhë emocione të mëdha tek publiku u ngjitën emra të njohur të skenës operistike të cilët interpretuan në këtë natë gala pjesë nga repertori i tij. 

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Ilir Kerni u shpreh për mikrofonin e A1 Report se ndihet i emocionuar për organizimin e kësaj nate në nder të një nga yjet e skenës së këtij institucioni kulturor.

“Teatri e kishte për nder dhe për detyrë që ti festonte 80 vjetorin. Është një gjest që edhe brezat e rinj të kuptojnë se ky teatër ka pasur artista të mëdhenj.”- tha Ilir Kerni

Spektakël pati edhe surpriza të shumta përveç interpretimeve të solistëve të TKOB, korit dhe orkestrës simfonike u bë pjesë edhe një performancë nga vetë Gaqo Çako shoqëruar nga i biri Pirro Çako dhe Tenori Kastriot Tusha. Duartrokitje të shumta shoqëruan interpretimin e tij "O Sole Mio"

Pjesë e kësaj nate gala u bë dhe një ekspozitë e aktivitetit të pasur të Gaqo Çakos. Ndër të tjera u promovua "Double", albumi i tij me arie nga operat e interpretuara ndër vite e këngë popullore qytetare, si dhe një libër me biografinë e jetës dhe veprës së tij nga "Artisti i Merituar" Eno Koço.
 
Tenori legjendar, Gaqo Çako, artist i popullit, rreshtohet në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat "Peshkatarët e Perlave", "Traviata", "Bohema", "Rigoleto", "Norma", etj si dhe operat shqiptare e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric 'kërcënon' Tiranën: Ne futemi në fushë vetëm për fitoren, kemi 5 mungesa

Thomas Brdaric 'kërcënon' Tiranën: Ne futemi në fushë vetëm për fitoren, kemi 5 mungesa