82 shqiptarë janë riatdhesuar ditën e sotme përmes fluturimit nga Viena në Tiranë.
Për Report Tv ato janë shprehur se prej muajsh ishin në pritje për tu rikthyer në atdhe ndonëse një pjesë e tyre u shprehën se çmimet e vendosura për riatdhesim janë paksa të shtrenjta.
Operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë kufinjve si pasojë e Covid-19 ka vijuar edhe këtë të hënë nëpërmjet një fluturimi Vienë-Tiranë ku u riatdhesuan 82 shtetas shqiptar.
Prej sa kohësh ishit bllokuar jashtë vendit?
Dy muaj.
Ju qëndronit tek të afërmit?
Jo isha turist, në Austri.
Po qëndronit në hotel gjatë kësaj kohe?
Jo, tek një shtëpi e një shoku. Çmimet içik të larta por e rëndësishme është që kemi ardhur këtu. 2 muaj e gjysmë kam ndejt në Vjenë.
Ku po qëndronit?
Tek vajza.
Si ju duken çmimet e vendosura?
Po çmimet të shtrenjta janë, u mërzitëm atje dhe çmimet që u vendosëm ishim të detyruar me i bo. 3 javë e kishim ne, na u shtuan dhe 1 muaj gati qëndruam 2 muaj.
Ku po qëndronit ju?
Ne ishim në Nju Jork, Manhatan. Mbërritëm dje në 26 në orën 9 në Frankfurt, erdhëm në Vjenë. Në gëzohemi në rradhë të parë që erdhëm në vendlindje se për këtë kishim hall. Guri i rëndë në vend të vet, nuk ka si vendi yt nuk ka si Shqipëria, I love Albania!
Ndërkohë më herët ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Luli-Faber lajmëroi se të gjithë shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar në Amerikë, për shkak të situatës së COVID-19, do të kenë mundësi që të rikthehen në atdhe në datën 29 prill përmes udhëtimit me itinerarin New York-Romë-Tiranë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3988
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koçiu takohet me kreun e Agjencisë së Energjisë Atomike në Vjenë: Do sjellim në Shqipëri pajisjen e imazherisë hibride PET-CT, diagnostikon hershëm kancerin
27 Nëntor, 13:06
-
Koçiu në Ministerialin e Vjenës: Shqipëria mbi 60 projekte bashkëpunimi me Agjencinë Atomike, rritje e trajtimit të pacientëve me kancer
26 Nëntor, 15:15
-
Shtrëngim për dhënie pasurie dhe ndihmë të paligjshëm të kufijve, ekstradohen dy persona! I riu nga Bulqiza do vuajë dënimin e mbetur me 2 vite burg
26 Tetor, 09:57
-
Ekstremi i djathtë fiton zgjedhjet në Austri, por Kickl e ka të vështirë Qeverinë! Dështim historik për Socialdemokratët dhe Partinë Popullore, lajm i keq për Europën
30 Shtator, 07:48
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Raporti i OSBE-së/ Drejtori Klevis Qose në Këshillin e Përhershëm të OSBE raporton për sigurinë në burgje
19 Shtator, 09:23
-
Sulmi terrorist i planifikuar në koncertin e Taylor Swift në Vjenë, këngëtarja: U frikësova nga kërcënimet
22 Gusht, 17:21
-
Planifikuan sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, 19 vjeçari i arrestuar është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut
8 Gusht, 09:09
-
Anulohen koncertet e këngëtares Taylor Swift në Vjenë nga frika e një sulmi terrorist! Njëri prej të arrestuarve me origjinë shqiptare
8 Gusht, 07:40
-
Fatos Çoçoli: Asetila Koestinger, shqiptarja e suksesshme nga Vjena
27 Qershor, 09:29
-
Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë në fushën e sigurisë, Ministri Balla pritet në Vjenë nga homologu i tij, Gerhard Karner
13 Maj, 11:35
-
Sistemi autonom i armëve, Hasani në konferencën e Vjenës: Përdorimi vetëm mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare
29 Prill, 13:47