Kur trupi ynë ka nevojë për ushqim shenja është, ju e dini, ajo zhurma e tmerrshme e zorrëve tona që protestojnë të pakënaqura.

Por kur trupi ynë është i etur është pak më e vështirë për tu kuptuar. Të pirit më pak ujë se sa sasia që nxirrni nëpërmjet djersitjes, urinës, të vjellave apo mënyrave të tjera, mund të dëmtojë rëndë trupin tonë.

Për të shmangur një dehidratim të rrezikshëm, që mund të kërcënojë edhe jetën tonë, duhet të kemi parasysh disa shenja paralajmëruese sipas Christopher McStay, shef i klinikës “UCHealth” e Universitetit të Kolorados.

1. Jeni të etur
Kur trupi juaj ka nevojë për lëngje, veshkat tuaja, organet përgjegjëse për modelimin e gjakut dh evolum8in e urinës, thërrasin për ndihmë. Si përgjigje e kësaj kërkese për ndihmë, truri shkakton etje, e cila ju çon të mbushni gotën me ujë për të zgjidhur problemin.
 
2. Oreksi juaj është zhdukur në mënyrë të mistershme
Një nga arsyet sepse oreksi ynë zhduket në ditët e nxehta është sepse trupoi ynë është i dehidratuar. Prandaj përpara se të shkoni të hani, pini një gotë ujë dhe do ta kuptoni se sa e shijshme do të ushqimi juaj.

3. Papritur ndjehesh super i lodhur
Sipas doktor McStay, kjo ndodh si një mekanizëm vetëmbrojtës: kur trupi ynë nuk ka mjaftueshëm lëngje, truri ynë na jep sinjal që të mos bëjmë aktivitete që do të rrisnin rrezikun e humbjes së lëngjeve.

4. Dhimbje të kokës:
Ekspertët nuk e dinë saktësisht pse dehidrimi mund të shkaktojë dhimbje koke të ndarë, sipas Dr. McStay. Por ata i njohin pothuajse të gjitha sistemet trupore përfshirë trurin, nervat dhe sinuset, të cilat mund të kontribuojnë në lloje të caktuara dhimbje koke, mbështeten në balancën e duhur të ujit për të funksionuar siç duhet. Kur nivelet e elektrolitës zhvendosen papritmas, trupi nuk mund ta kompensojë gjithmonë.

5. Keni harruar kur urinuat për herë të fundit
Kur nuk pini ujë, nuk shkoni në banjë. Nëse pini ujë në sasinë e rekomanduar, duhet të shkoni në banjë çdo 3-4 orë.
 
6. Urina është në ngjyrë të verdhë të errët
Kur jeni të dehidratuar, veshkat përpiqen të bëjnë funksionin e tyre pa harxhuar shumë ujë. Kjo sjell urinën shumë të përqëndruar që duket më e errët se zakonisht dhe mban aromë të çuditshme.
 
7. Keni probleme me diarrenë
Diarreja shoqërohet me humbje lëngjesh në trup, ndaj shpesh mund edhe të bëhet shkak i dehidratimi. Por shpesh edhe e shoqëron.
 
8. Nuk dilni dot jashtë
Kur jeni të dehidratuar, zorra funksionon me ngadalësi, duke shkaktuar fryrjen dhe kapsllëkun.
 
9. Dukeni të lodhur në fytyrë 
Kur trupi ka mungesë lëngje, nuk e reflekton vetëm në brendësi, por edhe në lëkurë. Nëse dukeni më të lodhur dhe më të vrazhdë se zakonisht në fytyrë, ri-mendojeni të pini ca gota ujë më shumë. Kështu shmangni edhe rrudhat.
 
10. Nuk keni nerva për asgjë
Nëse keni marrje mendsh, ndiheni të irrituar ose konfuzë, kjo mund të ketë lidhje me mungesën e ujit në trupin tuaj. Dehidratimi çon në uljen e presionit të gjakut, dhe si rrjedhojë shkon më pak gjak dhe oksigjen në tru. Kjo mund të sjellë problemet me gjendjen mendore.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com