​'Balili',Manjani:Dosja në Prokurori
ta arrestojë kush e ka në dorëSkeda/Kush ėshtė Klement Balili
Arkiv/Tė gjitha lajmet pėr Balilin

TIRANE-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me dosjen e drejtësisë greke për të shumëkërkuarin për trafik droge, Klement Balili.
 
Manjani thotë se dosja ka mbërritur në Shqipëri që më 14 nëntor, ndërsa i është përcjellë brenda ditës Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pas regjistrimit në organin e akuzës, thotë Manjani, Ministria e Drejtësisë nisi nga puna përkthimin e dosjes. Manjani thekson gjithashtu se, detyrën e tij si ministër, lidhur me dosjen, e ka mbyllur dhe tani mbetet në dorë të autoriteteve të gjykojnë e më pas ta arrestojnë Balilin.

"Madje këtij grupi dua t'i sjell në vëmendje se Ministri i Drejtësisë nuk është as Prokuror, as Gjykatës e as Polic! Që do të thotë kushdo që e ka në dorë për ta arrestuar e gjykuar ligjërisht Klement Balilin dhe këdo tjetër bën mirë ta bëjë!", ka shkruar ministri i Drejtësisë Manjani në rrjetet sociale. 
 
Deklarata e Manjanit: 
I surprizuar (jo për herë të parë) nga përhapja e një lajmi me burim Top Channel, mbi vonesat e dosjes se Klement Balilit, dua t'u bëj me dije se:
 
1. Që prej ditës së djeshme, pra para se të bëhej lajmi Prokuroria Shqiptare ka në dispozicion dosjen e përkthyer zyrtarisht. Ministri i Drejtësisë është autoriteti ligjor që përkthen dhe çertifikon përkthimet ligjore.
 
2. Dokumentat origjinale në gjuhën Greke ne i kemi marrë zyrtarisht, më datë 14 Nëntor 2016. Kjo dosje ju përcoll ashtu siç ishte brenda ditës Prokurorisë. Kjo e fundit i regjistron këto dokumente në dosjen hetimore.
 
3. Më datë 16 Nëntor, është sjellë në Ministri, nga Prokuroria kopja e dosjes për tu përkthyer zyrtarisht. Procedurë e kërkuar nga ligji.
 
4. Menjëherë zyra e përkthimeve ligjore në Ministri, si për çdo rast tjetër ka filluar punën për përkthimin dokumentave.
 
Fillimisht u angazhuan 10 përkthyes dhe në vijim u shtuan edhe 5 të tjerë.
 
Praktika ime e punës është veprim sa më i shpejtë, veçanërisht në çështjet ë marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Kjo zyrë administron të dhëna konfidenciale në shërbim të proceseve hetimore dhe jo vetëm.
 
5. Koha që u harxhua për përkthim ishte rekord! Përkthime të
kësaj natyre janë të vështira sepse kërkojne nivel profesional. Kjo vështirësi shtohet kur volumi është i madh! Sidoqoftë tashmë dosja e përkthyer zyrtarisht është dërguar dje, datë 06.12.2016.
Kjo është kronologjia e kësaj dosje, për të gjithë ju që doni të dini të vërtetën.
 
Kjo është kronologjia zyrtare e faktuar për të gjithë ata që bëjnë lajme në emër të "burimeve" gjithfarësh! Me këtë rast le të njoftohen edhe "burimet"...
 
Kjo është e vërteta edhe për ata që zhvillojnë skenarë e teori konspiracioni me "mbrojtje" për të kërkuar apo të dyshuar!
Madje këtij grupi dua t'i sjell në vëmendje se Ministri i Drejtësisë nuk është as Prokuror, as Gjykatës e as Polic! Që do të thotë kushdo që e ka në dorë për ta arrestuar e gjykuar ligjërisht Klement Balilin dhe këdo tjetër bën mirë ta bëjë!
Këtë gjë e kam thënë që në muajin maj të këtij viti dhe nuk e ndryshoj aspak qëndrimin!
Punë të mbarë drejtësisë! Të tjerat s'kanë më asnjë rëndësi!


Redaksia Online
(l.q/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe

Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe