Bashkia e Tiranës nëpërmjet Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve ka hartuar një projekt për t’i dhënë zgjidhje problemit të qenëve endacak në rrugë. Përgjegjësia e sektorit të veterinaries, Hermiona Hajdini u shpreh se kjo gjë do të arrihet nëpërmjet sterilizimit të qenëve dhe jo vrasjes së tyre dhe se për të realizuar këto ndërhyje do të ketë një qendër të posaçme.