​Agron Duka: Sikleti më i madh kur
mu deh shoferi.Më turpëroi tek BB

​Agron Duka: Sikleti më i madh kur<br />mu deh shoferi.Më turpëroi tek BB
TIRANE-Zyrtarët e lartë kanë pasur momente të ndryshme të sikletshme dhe po kështu edhe Agron Duka kur ka qenë ministër.

Ish-ministri i Bujqësisë, Agron Duka ka rrëfyer në emisionin “Xing” me Ermalin një situatë të sikletshme me shoferin e tij.
 
Ai ka thënë se kur ishte ministër, shoferin e kishte shok të ngushtë dhe moshatar.
 
“Njëherë ftova një zyrtar të Bankës Botërore për një darkë private. Dhe meqë ishte private i thashë edhe shoferit të vinte të hante me ne që të mos rrinte jashtë. Ai rrinte si zotni dhe më thotë, a ta pi një gotë?!”, tregon Duka.
 
“Po i thashë, por e piu një shishe verë dhe pastaj i hidhte lekë këngëtares”, vijon Duka.

Ai zbulon se këngëtarja ishte Liljana Kondakçi, por kur i kërkoi të ndalonte, shoferi iu përgjigj:
 
“Ça ke ti re, pse lekët e tua janë?!”.
 
Duka tha më pas se ai i fliste shqip zyrtarit të BB-së, i cili ishte japonez duke i thënë:
 
“Pije me fund, o kinez!”.
Kaq u desh që Ermal Mamaqi të shpërthente në të qeshura.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi