Rreth orës 22:50 të së martës në fshatin Suç, të Klosit ka ndodhur një aksident dhe për pasojë ka humbur jetën 32 vjeçari M. Ll. , banues në fshatin Suç.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ka qënë duke udhëtuar me motoçikletë dhe ka humbur drejtimin e saj duke u përplasur me një zetor dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e zetorit, shtetasin P. Gj., banues në fshatin Suç dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 
Informacion paraprak
Mat
Rreth orës 22.50,  jemi njoftuar se në fshatin Suç ka ndodhur një aksident.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe grupi hetimor  në vendin e ngjarjes ku kanë kanë konstatuar se:
Në fshatin Suç, Bashkia Klos shtetasi M.Ll,  duke drejtuar një motorrçikletë  ka humbur kontrollin dhe  është përplasur me një mjet tip "Zetor", me drejtues shtetasin P.Gj, rreth 49 vjeç, banues në  fshatin Suç.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur drejtuesi i motorrit shtetasi M.Ll, rreth 32 vjeç, banues në fshatin Suç.
Drejtuesi i mjetit tip 'zetor', është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com