​Akuzat nga Serbia: Behxhet
Pacolli blen lirimin e Haradinajt

​Akuzat nga Serbia: Behxhet<br />Pacolli blen lirimin e Haradinajt
Gazeta serbe “Blic” ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Behxhet Pacolli, për përpjekje për blerjen e drejtësisë franceze, me qëllim lirimin e Ramush Haradinajt.
 
“Blic” shkruan se Pacolli, biznesmeni më i pasur shqiptar, nuk po e kursen pasurinë për të nxjerrë nga burgu liderin e AAK.
 
“Ish-presidenti i Kosovës po paguan kryesisht grupe ndikuese, të cilat do të ushtrojnë presion mbi politikanët francezë, por edhe për të nisur një fushatë mediatike në favor Haradinajt“, shkruan “Blic”.
 
Haradinaj u lirua sot me kusht nga gjykata franceze, me detyrim paraqitjeje pranë autoriteteve e për të mos u larguar nga Franca, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për të, nëse do të ekstradohet apo jo në Serbi.
 
Serbia ka pasur 18 deri në 40 ditë afat për paraqitjen e dosjes me prova për ekstradimin.

d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës