Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito vizitoi sot Bashkinë e Kukësit .Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë, Bashkim Shehu, u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me prioritet turizmin.

Kryebashkiaku Shehu, diplomatin Japones  e njohu me potencialet e shumta që Kukësi ofron  për zhvillimin  e industrisë së rëndë,hidrike e turistike . Pas takimit  Shehu, shprehu kënaqësinë për këtë takim ndërsa  vlerësoi  Japoninë  si një partner strategjik për Shqipërinë e në veçanti për Kukësin.

Ndërsa Ambasadori i Japonise garantoi për mbështetje nga Qeveria Japoneze ,pasi sipas tij pozita gjeografike e Kukësit  është mjaft favorizuese në zhvillimin e turizmit.

Ambasadori Ito garantoi mbështetje  të projekteve të infrastrukturës për pastrimin e qytetit dhe menaxhimin e mbetjeve si një nga problematikat  kryesore me të cilët sot përballet Bashkia e Kukësit.

ambasadori japonez kukes
  (Momente nga takimi mes ambasadorit japonez dh ekryebashkiakut të Kukësit)


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com