​Ambientalistja e AKIP në protestë
me peliçe me lëkurën e kunadhes

​Ambientalistja e AKIP në protestë<br />me peliçe me lëkurën e kunadhes
Të qenit aktiviste pro një mjedisi të pastër dhe jetë të shëndetshme është një detyrë e cdo përfaqësuesi të Shoqërisë Civile, (AKIP) ku shumica janë ambientalistë.

Aktivistët e AKIP janë të ndjeshëm ndaj mjedisit ku jetojnë njerëzit dhe kafshët, ndaj protestat e tyre kanë vlerë simbolike pasi janë ata që ngrenë zërin kur rreziku cënon shëndetin e gjallesave.

Por këto detaje duhet t’i kenë shpëtuar aktivistes Yllka Hida, përfaqësuese e Aleancës Kundër Importit të Plehrave. Zonja Hida në disa tubime të mëparshme, pro mjedisit  (viti 2014) ka rënë në sy pasi ka vënë në qafë një shall me lëkurë kafshe.

Sic e shihni dhe në foto, Hida, mbrohet nga i ftohti duke përdorur si aksesor, një lëkurë dhelpre.

Kjo nuk i ka rënë në sy as miqve rreth saj, që së paku duhet ta kishin këshilluar që për daljet publike ku flitet në mbrojtje të mjedisit, t’a shmangte aksesorin zbukurues.

foto aleanca

foto aleanca

foto aleanca

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!