​Amnistia, Klosi tek burgu i grave:
Punësim për çdonjë që lirohet

​Amnistia, Klosi tek burgu i grave:<br />Punësim për çdonjë që lirohet
TIRANE-“Vijmë me një lajm të mirë tek ju sot. Shumë nga ju përfitojnë nga Amnistia e fundvitit, dhe një pjesë e juaja do të lenë qelitë ku vuajnë dënimin. Por ju nuk do të jeni vetëm”. Kështu u shpreh sot nga burgu i Grave në ‘Ali Dem’ në Tiranë, ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi duke garantuar gratë e burgosura, se ato që do të fitojnë lirinë do të punësohen.

“Ajo që do të bëjmë është punësimi juaj. Për secilën prej jush që do të lerë burgun, do integrohet në shoqëri përmes punës që do i gjejmë”.

Sipas Klosit, riintegrimi i të burgosurave në jetën e përditshme është detyrim për dikasterin e tij. Madje tha ai, në negociatat me Bashkinë do të mundësohen dhe banesa sociale për këtë kategori grash.
“Bashkë me bashkitë, do sigurojmë banesat sociale. Riintegrimi juaj, detyrimi ynë”.

Felaj: Ja cilat gra perfitojne nga Amnistia
E pranishme në këtë takim ka qenë dhe ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj e cila theksoi kategoritë e grave që përfitojnë nga amnistia.

"Amnistia këtë vit do të jetë e gjerë. Të gjitha gratë që mbushin 55 vjeç në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit, përfitojnë nga amnistia për të lënë qelitë e burgut. Si dhe, kush është në dy vitet e fundit të vuajtjes së dënimit përfiton lirimin nga burgu", tha Ermonela Felaj.

Drafti i miratuar në qeveri pak ditë më parë, parashikon faljen e dënimit për të gjitha gratë të cilave u kanë mbetur 2 vite nga dënimi.

klosi

klosi
(Sot nga takimi nga Burgu i Grave)

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)