​Ananasi, Ja  vlerat ushqyese
të cilat nuk i keni ditur më parë

​Ananasi, Ja  vlerat ushqyese<br />të cilat nuk i keni ditur më parë
Fruti ekzotik i ananasit është një nga frutat më të shijshëm dhe më të shëndetshëm që mund të keni provuar.

Ananasi të shuan etjen, ka veti shëndetësore dhe mjaft përdorime në kuzhinë.

Tepër i mirë kur konsumohet në mënyrë natyrale, por është perfekt edhe si lëng apo i pasur në sallatë. Ndihmon për të humbur peshë pasi favorizon ndjesinë e ngopjes me pak kalori, përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, një antiinflamator natyral dhe ndihmon në luftën ndaj celulitit dhe hidratimin.

Bromelina
Cilësitë e mira të ananasit varen në radhë të parë nga bromelina, enzima e aftë të shpërbëjë proteinat në pjesë më të thjeshta, pra në aminoacide.
Për të përthithur bromelinën mund ta gjeni në formën e ekstraktit të ananasit në mjekësinë bimore, në formë të plotësuar.
Është mjaft e nevojshme në lehtësimin e tretjes së ushqimeve të pasura me proteina, për shembull mishi, dhe ka efektin diuretik.
 
Koncentrat vitaminash
Ky frut është i pasur me vitamina dhe kripëra minerale mes të cilave fosfori, kalciumi, magnezi dhe kaliumi.
Ka sasi të konsiderushme vitamine C, pra forcon sistemin imunitar dhe ka një efekt antimoshë. P
ër më tepër ananasi ndihmon në kontrollin e tensionit të gjakut, me efekt të mirë për ata që janë të prekur nga tensioni i lartë.
Gjithashtu janë njohur vetitë e tij dhe për ata që vuajnë nga atriti, aftësitë e tij për të reduktuar inflamacionin e nyjeve dhe muskujve.
 
Efekti rinues
Për të shijuar avantazhet antimoshë të ananasit duhet përdorur frut i freskët, pasi temperatura e nevojshme për përpunimin e produktit për tu paketuar shkatërron vitaminat dhe bromelinën.
Ananasi ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në ruajtjen e lëkurës së butë dhe kompakte. Përveçse mund të konsumohet si fetë apo sallatë, mund të aplikojmë lëngun në lëkurën e fytyrës dhe ta lëmë të veprojë për 10 minuta para se ta shpëlajmë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot