​Anglia fiton 1-0 in extremis
Gjermania nuk di të ndalet

​Anglia fiton 1-0 in extremis<br />Gjermania nuk di të ndalet
Mbrëmjes e së enjtes janë zhvilluar ndeshjet kualifikuese për botërorin “Rusi 2018”.

“Tre Luanët” e anglisë kanë arritur një fitore minimale ndaj Sllovenisë por mjaft me vlerë në stadiumin “Wembly” para tifozëve të tyre.

Harry Kane çoi në dëlir anglezët me golin e tij pas minutës së 90’, falë një krosimi nga Kyle Walker.

Kështu Anglia ndodhet e para në grupin F me 23 pikë, 6 më shumë se Skocia, të cilët arritën një fitore te rëndësishme në “Hampden Park” kundër Sllovakisë, 1-0 për vendasit që shkëpten në vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa menjherë pas tyre renditet sllovakët me 15 pikë.

Ndërkohë Malta dhe Lituania e mbyllën në barazim, 1-1.

Në grupin C, Gjermania vijon fitoren në seri, 9 fitore në po kaq ndeshje për gjermanët e Joachim Loew, të cilët mundën Irlandën e Veriut, në fushën e tyre me rezulatatin 1-3.
Gjermania kryeson me 27 pikë të plota dhe ndiqet nga Irlanda Veriut me 19 të tilla.

Fitore shënuan edhe Çekët, të cilët mundën 1-2 Azerbaxhanin dhe qëndrojnë në vendin e tretë me 12 pikë.

Goleadë regjistroi Norvegjia ndaj modestëve të San Marino, 0-8 fituan norvegjezët që shkojnë në kuotën e 10 pikëve, po aq sa Azerbaxhani.

Ndërsa në grupin E, Polonia shkatërroi skuadrën armene me rezultatin e thellë 6-1, ku sulmuesi Lewandowski shënoi një tripletë.

Polonia kryeson grupin E me 22 pikë dhe ndiqen nga Danimarka me 19 pikë, të cilët arritën një fitore me vlerë në fushën e Malit Zi, duke e lënë në vendin e tretë me 16 pikë.

Me rezultatin 3-1 fitoi edhe ekipi rumun ndaj Kazakistanit dhe e sheh veten në vendin e katërt me 12 pikë.

Dita e sotme vjen me ndeshje të tjera tejet interesnate, ku vlen të theksohet edhe ndeshja e kombëtares tonë me ish-kampionët e Spanjës.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool