​Argjentina nuk di të fitojë
rrezikon pjesmarrjen në botëro

​Argjentina nuk di të fitojë<br />rrezikon pjesmarrjen në botëro
Argjentina e Lionel Mesit nuk ka shkuar më shumë se sa një barazim pa gola në fushën e saj kundër Perusë.

Ndeshja e vlefshme për kualifikuest e botërorit të “Rusi 2018” është mbyllur me rrjeta të  paprekura duke ia bërë më të vështirë rrugën drejt botërorit Mesit me shokë.

Argjentina ndodhet në vendin e gjashtë me 25 pikë po aq sa edhe Peru.

Nga Amerika Latine, në botëror marrin pjesë 5 skuadra, ku skuadra e 5-të ka një fazë playoff.

Për momentin Argjentina është jashtë listës së skuadrave pjesmarrëse.

Ndërkohë më herët Brazili barazoi 0-0 në fushën e Bolivisë, por skuadra e “Seleçao” ndodhet në vendin e parë me 38 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Uruguai, që po ashtu barazoi 0-0 në fushën e Venezuelës.

Sakaq, Kili arrit të fitonte 2-1 ndaj Ekuadorit, falë golit të Sanchez në minutën e 86’, ekipi kilien renditet i treti me 26 pikë, po aq sa edhe Kolumbia e cila u mund me përmbysje nga Paraguaj, 1-2.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool