TIRANE-Një grup të rinj i cili merrej me shpërndarjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Në pranga kanë rënë Zamir Kuçana, Franc Beqiraj dhe Bledar Kovaçi.

Të tre të rinjtë të moshës 25-30 vjeç janë arrestuar pasi Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Burime nga Policia bëjnë me dije se të rinjtë merreshin me shitjen e kokainës dhe heroinës në Tiranë.

Një pjesë të drogës ata e sillnin nga jashtë vendit. Policia thotë se ka shpallur në kërkom bashkëpuntorin e tyre me inicialet A.L. Hetimet janë zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e cila ka zbuluar një rrjet që trafikonte dhe merrej me shitjen e lëndëve narkotike. Grupi prej 4 personash janë mbajtur në vëzhgim prej 9 muajsh, derisa u faktua aktiviteti i tyre kriminal.

(d.b/Shqiptarja.com)