​Arrestohet në Singapor truri i
trukimit të ndeshjeve të futbollit

​Arrestohet në Singapor truri i<br />trukimit të ndeshjeve të futbollit
Arrestohet nga policia e Singaporit, biznesmeni Dan Tan që cilësohet si truri i një organizate ndërkombëtare e cila trukon ndeshjet e futbollit në mbarë botën. Kjo ka ndodhur pas kërkesave të shumta të bëra nga FIFA. Biznesmeni nga Singapori ka qenë arrestuar më parë nga policia e këtij vendi, por pas një qëndrimi prej 26 muajsh në burg më 26 nëntor është liruar.

Lënia e lirë e Dan Tan ka sjellë një reagim të fuqishëm nga FIFA. Organizata që drejton futbollin botëror ka reaguar edhe zyrtarisht duke u shprehur se “është shumë e zhgënjyer” nga lirimi i Dan Tan, pasi sipas saj kjo është një goditje që i jepet luftës që po bëhet për të pastruar botën e futbollit nga korrupsioni.

Pas këtij presioni ka ardhur edhe reagimi i organeve të drejtësisë së Singaporit që sot kanë arrestuar Dan Tan. Sipas gazetës lokale “Straits Times” policia e Singaporit ka kryer arrestimin me motivacionin për hetim të mëtejshëm për veprimtarinë e tij kriminale.

Dan tan është arrestuar në vitin 2013 dhe drejtori i atëhershëm i Interpolit, Ronald Dobl deklaroi se ai ishte truri i bandës më të rrezikshme në trukimin e ndeshjeve të futbollit.
 
Biznesmeni nga Singapori, Dan Tan Seet Eng i njohur si Dan Tan, akuzohet se ka drejtuar një sindikatë kriminale e cila ka fituar miliona dollarë me anë të fiksimit të rezultatit të ndeshjeve të kampionatit italian. Grupi kriminal besohet se përbëhet nga njerëz nga Singapori dhe Ballkanit, të cilët besohet se kanë manipuluar rezultate të kampionatin italian në sezonet 2009-10 dhe 2010-11.

Kur u arrestua në 2013 Dan Tan dha informacion që çuan në arrestimin e kolegut të tij në Itali, sllovenit Admir Suljiç, çka solli zbulimin e skandalit të trukimit të ndeshjeve në Itali e Austri.

Me të dhënat e asaj kohe për vitin 2012 në të paktën 50 vende të botës apo në ¼ e vendeve anëtarë të FIFA-s ka pasur hetim për shitje ndeshjes. Europol ka bërë të ditur se prej vitit 2008 në të gjithë botën janë luajtur 680 ndeshje “të dyshimta”, prej të cilave 380 janë luajtur në Evropë. Nga trukimi vetëm në Itali kanë shkuar mbi 2 miliardë dollarë për Camorrën dhe grupin që blinte ndeshjet.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën