Në orët e para të së enjtes, policia greke ka bërë të mundur sekuestrimin e 105 kologramëve hashash që vinte nga Shqipëria.

Droga ishte fshehur në brendësi të mjetit i cili kishte kaluar nga kufiri tokësor Sarandë-Igumenicë dhe ndalimi i tij nga policia helene u bë në zonën e Elefsinas në Athinë.

Nga ky operacion u bë e mundur arrestimi i një 25-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur dhe u shpallën në kërkim 4 persona nga të cilët 2 shqiptarë, një shtetas grek dhe një ukrainas. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com