​Autobusi përmbyset në rrugën e
përmbytur, orë paniku tek pasagjerët

​Autobusi përmbyset në rrugën e<br />përmbytur, orë paniku tek pasagjerët
Moti i keq për shkak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi gjatë orëve të mbrëmjes se kaluar në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë. Një autobus me pasagjerë u aksidentua mbrëmjen e djeshme në Derven, si pasoje e përmbytjes së rrugës.

Orë paniku kanë përjetuar pasagjerët që ndodheshin në automjet, por fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar. Ata kanë mundur të dalin duke thyer dritaret anësore.
Siç shihet nga pamjet, autobusi i linjës Tiranë-Kukës me targa AA 346 AC vazhdon të jetë sërish i përmbysur në rrugë.

Dalja e lumit Ishëm nga shtrati dje ne orët e pasdites ka shkaktuar përmbytje te jashtëzakonshme ne rrethin e Krujës.

Dëmet janë të shumta ne banesa, biznese dhe kultura bujqësore. Situata vijon të jetë problematike edhe sot, ku raportohet për vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois