Avokati i ri i Popullit pritet të përzgjidhet në Kuvend, të enjten e ardhshme.
Komisioni i ligjeve dëgjoi 20 kandidatët për këtë post, por pa mundur të bindë opozitën të bëhet pjesë.
Deputeti i vetëm i kësaj force, Eduard Halimi, braktisi mbledhjen duke akuzuar maxhorancën se po shkel Kushtetutën dhe tenton të hedhë kthetrat në institucionet e reja të drejtësisë.
"Avokati ka dhe një rol shtesë, në përzgjedhjen e kandidaturave të organeve të qeverisjes qendrore. Ky argument ka lidhje me arrogancën e Ramës për të marrë të gjitha pushtetet. Atë që cedoi Rama në 22 korrik duke i kaluar disa kompetenca të Avokatit të Popullit e rrëmben tani duke e kthyer Avokatin e Popullit dhe këtë institucion në një kukull nga kryeministri është një proces i papranueshëm për opozitën dhe në të kundër të paktit politik dhe të frymës të Kushtetues" shprehet Halimi.
Edhe pse është një institucion pa shumë pushtet, Avokati i Popullit i cili zgjidhet me 84 vota, merr rendësi pasi në kuadër të Reformës në Drejtësi, ai hap garën për personat që do të bëjnë Vettingun.
Igli Totozanit i ka përfunduar mandati në 22 dhjetor dhe ai kërkon një mandat të dytë, në garë janë gjithashtu dy emra të njohur në procesin zgjedhor ish kryetarja e KQZz-së Lefterie Luzi dhe juristi i PS-së në KQZ, Genc Gjoncaj.
Rihapja e garës për herë të dytë me 20 ditë, i ka kushtuar komisionit të ligjeve një padi në gjykatë administrative nga Altin Goxhaj, kandidat në garë.
Opozita u largua nga seanca dëgjimore e Komisionit të Ligjeve me 20 kandidatët për postin e Avokatit të Popullit.
Para se braktiste mbledhjen, demokrati Eduard Halimi akuzoi maxhorancën se po shkel frymën e Kushtetutës dhe marrëveshjen politike të 5 viteve më parë, në bazë të së cilës Avokati i Popullit zgjidhej nga pakica parlamentare.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
opozita sherr te komisioni i Ligjeve">