​Azilkërkuesit në Gjermani, mbi 8
mijë aplikime nga shqiptarët në gusht

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë rezulton se gjatë muajit gusht në këtë vend janë 8 306 shqiptarë që kanë kërkuar azil. Ndërsa sa u takon shifrave në total, gjatë muajit që lam pas në autoritetet gjermane kanë pritur 36 422 kërkesa për azil.

Zyra Federale për Emigrantët dhe Refugjatët thotë se në krahasim me një vit më parë ka pasur një rritje prej 105.8%. Shqiptarët janë në vend të dytë pas sirianëve, të cilët kanë dorëzuar 10 440 kërkesa për azil.

Edhe pse në total për këto muaj të viti 2015, shqiptarët nga Kosova janë të dytët pas sirianëve sa i takon numrit të aplikuesve për azil, gjatë muajit gusht ka pasur një rënie të theksuar të kërkesave.

Rezulton se vetëm 781 persona nga Kosova kanë kërkuar azil në Gjermani.

azilkerkeus

Ministria e Brendshme gjermane duke krahasuar të dhënat për periudhën janar-gusht 2015 me atë të një viti më parë të të njëjtës periudhë rezulton një rritje e madhe e kërkesave për azil nga Shqipëria dhe Kosova.

Në janar-gusht 2014 nga shqiptarët e Kosovës ka pasur vetëm 3 504 kërkesa për azil, ndërsa për vitin 2015 ka pasur 33 824 kërkesa.

Ndërsa nga Shqipëria për vitin e kaluar janar-gusht 2014 ka pasur 5 257 kërkesa krahasuar me 38 245 që janë bërë gjatë muajve të parë të vitit aktual.

krahasimi

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve