Pas 30 vitesh jepet certifikata e parë e pronësisë në Kuqar të Fierit! Regjistrohen 990 parcela ullishte

Pas 30 vitesh banorët e fshatit Kuqar në Patos kanë marrë certifikatat e pronësisë. Ato u dorëzuan nga, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i cili tha se janë rreth 990 pasuri të paregjistruara në këtë zonë dhe se problematika ka edhe me banesat e para viteve 1990.

Kuqari është një prej fshatrave të Patosit, i cili e mbështet ekonominë e tij kryesisht mbi kulturën e ullirit për prodhim vaji. Por pavarësisht kësaj, ullishtat e shtrira në kodrat e kësaj zone kodrinore, vijonin që prej vitit 1991 të ishin të paregjistruara, duke mbartur edhe një numër konfliktesh që të asaj kohe midis vetë fermerëve për mënyrën e ndarjes së tokës.

Pas një pune 1 vjeçare të Kadastrës Shqiptare u arrit të kryhej e gjithë kjo punë, e cila më në fund i hapi rrugë certifikimit të 990 parcelave bujqësore të këtij fshati.

Artan Lame, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, deputetja Antoneta Dhima si dhe kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj, ishin në Kuqar për të dorëzuar certifikatat e para të pronësisë, të përfituara me ligjin 7501. Gjithashtu kryerja e regjistrimit fillestar në këtë zone, i hapi rrugë edhe regjistrimit të shtëpive të vjetra, që është një nga proceset më problematikë të trashëguara në fshatrat shqiptare.

Lame diskutoi me fermerët e zonës edhe për një prej problemeve të trashëguara që kanë lidhje me mënyrën e ndarjes së tokës në vitet 1991-92 ku, nga komisionet e asaj kohe në disa raste ju jepej tokë me dokument të veçantë anëtarëve të ndryshëm të të njëjtës familje bujqësore, gjë që ishte në kundërshtim me ligjin aso kohe. Lame theksoi se: “Ky është tashmë një problem i njohur edhe për raste të tjera në Shqipëri dhe, për këtë, faji ka qenë i komisioneve të asaj kohe që, kryesisht për arsye mosnjohjeje të ligjit kanë vepruar kështu. Veçanërisht i dukshëm rezulton ky fenomen në zonat bujqësore të Qarkut Fier dhe në Mat. Për ti dhënë zgjidhje këtij procesi, tashmë nga Kadastra është gjetur zgjidhja teknike, të cilës po i jepet forma ligjore dhe së shpejti do të kalojë në Qeveri për miratim”.

Kryetarja e Bashkisë Patos nga ana e saj diskutoi nëpër të mundësuar aksesin e të gjithë qytetarëve për të aplikuar në e-albania. Për këtë ajo deklaroi që: do të mundësojmë një sportel në Bashki ku qytetarët që nuk kanë mundësi të mund të aplikojnë për tërheqjen e certifikates.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/07/2022 23:32

    /7501/ ishte nje gabim me pasoja te renda,por ama dhe te kthehet komplet toka te i zoti i pare edhe kjo eshte e tepert.Nje rruge e mesme mund te ishte nje zgjidhje me e pershtatshme.Pse e them kete,sepse po te shikoni hist.e Shqiperise,shumica e tokave ishin te perqendruara ne duart e pak familjeve.Tokat keta ose i kishin //dhurate//nga sulltani,dihet,si dhe pse, ose te blera,ose te marra nga fshataret e varfer,ose te trasheguara.Nuk duhet harruar qe dhe numri i popullsise nuk eshte me as si ne 1400,as si ne 1800,as si ne 39' dhe as si ne 46'.Te gjithe ish-pronareve u duhet kthyer toke,por jo e gjitha,se ndryshe krijohen pakenaqesi te reja,si per ish-pronaret qe nuk morren asgje,si per pronaret e rinj qe edhe pse marrin tapine me ligjin 7501,prape rrezikohen nga gjykatat nderkombetare.Duhen kenaqur nga pak te gjithe.

    Përgjigju
    • Xha Barka: 01/08/2022 18:51

      Perpiqesh te thuash dicka me vend, por perfundon ne nje gje tjeter qe nuk eshte drejte. Puna nuk eshte "te kenaqen nga pak te gjithe". Kjo qe thua eshte socializem. Drejtesia nuk funksionon keshtu. Ne nje gjyq nuk mund te kenaqet nga pak edhe viktima edhe agresori. Ajo qe duhet te ndodhe, qe te mund te kete vazhdimesi vendi, eshte prona te kthehet te I zoti SEPSE keshtu eshte e drejta. Dhe ne rast ZHVILLIMI nje perqindje te jepet ne nje fond per te pastrehet. Jo te behet milioner zaptuesi dhe I zoti I vertete i prones te mos kete te haje. Keshtu po. Jo nga pak te gjithe, por me shume ai qe ka te drejten e tij, me pak ai qe ka nevoje.

  • Kalo: 31/07/2022 15:16

    Me ca ligji i regjistrove te q robt. Me 7501? Dmth u legalizove token e vjedhur nga tjetri. Kujtoni se do futeni ne BE me ate ligj. Pa vajtur gjithe toka te i zoti dhe per 500 vjet nuk futeni. Ta harroni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?