TIRANË-Socialisti Taulant Balla në seancën e sotme parlamentare bëri të ditur se PD ka kohë deri më datën 29 Prill të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet parlamentare.
Duke replikuar me Ben Blushin mbi afatin e regjistrimit të partive ne KQZ, Balla tha se afati limit është 29 Prilli.
 
KQZ është i vetmi autoritet i zgjedhjeve. Shqipëria bën përjashtim nga shumë vende të tjera ku nuk ka autoritet për zgjedhjet, është KQZ dhe komisionet zonale e KQV dhe i takon KQZ të shprehet për këtë cështje.

Në zgjedhje parlamentare paraqiten listat për deputetë, ky është afati më procedurial ndaj ti Blush, mos u viktimizo. Nuk të ka krijuar askush problem për partizën tënde, je regjistruar ndër partitë e para, por duhet të kuptoni shumë qartë që është dhe dëshira jonë e vullneti ynë që dhe në tunelin e cadrës ku ka hyrë PD t’i mundësohet regjistrimi në zgjedhje. KQZ duke respektuar afatin limit i ka të gjitha mundësitë të mundësojë deri datën 29 Prilli regjistrimin edhe të PD apo dhe të partive të tjera opozitare
”.

(d.b/Shqiptarja.com)