​Basha: Data 18 Qershor ka rënë
as PS-LSI nuk garojnë dot

​Basha: Data 18 Qershor ka rënë<br />as PS-LSI nuk garojnë dot
TIRANË-Duke folur paraditen e sotme të kësaj të shtune nga çadra e protestës, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh dhe për afatet e regjistrimit të deputetëve, që sot pritet ti dërgojnë në KQZ, PS-ja dhe LSI-ja, bashkë me aleatët e tyre dhe opozitën e emëruar.
 
Sipas Bashës, afatet kanë përfunduar në orën 00:00 të datës 28 prill dhe për këtë arsye edhe data e zgjedhjeve, 18 qershori tha ai u asgjësua, duke djegur shansin dhe të PS e LSI për të garuar të ndara në këto zgjedhje.
 
Mbrëmë në mesnatë ka skaduar edhe afati i fundit i kodit zgjedhor për regjistrimin e listave zgjedhore të kandidatëve për deputetë

Bëhet fjalë për partitë e pushtetit partinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës
Deri tani asnjë prej tyre nuk ka dorëzuar listën emërore të kandidatëve.

Me këtë hap dhe sipas Kodit Zgjedhor të Republikës është asgjësuar 18 qershori si një datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë.

Atë që ky bashkim dhe kjo lëvizje ka asgjësuar përmes lëvizjes paqësore.

Ky bashkim duke mos dorëzuar listat shumëemërore e kanë asgjësuar edhe ligjërisht
”.

Sipas Bashës tashmë asgjë nuk habit më pasi shton ai, shkelja e ligjit në 4 vite ka qenë tipari kryesor i kësaj qeverisje. Sipas tij, PD nuk behet pjese e nje procesi zgjedhor te paracaktuar.

Natyrisht në këto 4 vite shkelja e ligjit ka qenë tipari i kësaj qeverisjeje dhe tellalli do të dalë sot me lloj, lloj justifikimesh se data ishte dje dhe jo sot.
 Nuk kam ndërmend ta ndjek këtë shfaqje të shëmtuar. Fakti është se këta nuk dua  t’ia dinë as për kod zgjedhor as për Kushtetutë ndaj është në dorën tonë për të vazhduar së bashku.
Ftesa ndaj opozitës PD-së dhe meje personalisht dhe presioni ndaj nesh ka një qëllim: që të bëhemi pjesë e këtij pazari të fëlliqur për një proces zgjedhor të paracaktuar nga krimi dhe droga.
Ne i kemi thënë jo. Unë i kam thënë jo dhe do ti themi jo deri në fund
”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg