​Basha: Rama 48 ditë kohë para
se të të asgjësojmë Republikën

​Basha: Rama 48 ditë kohë para<br />se të të asgjësojmë Republikën
TIRANË-Kryetari i opozitës Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur sot ultimatumit të Ramës për 48 orët kohë që e djathta të reflektojë.

Kryedemokrati jo vetem që refuzoi të regjistrohet në KQZ, por paralajmëroi Ramën se nëse nuk plotëson kërkesat e opozitës për qeverinë teknike që garanton zgjedhje e lira do të përballet me luftë.
Kryeopozitari duke ashpërsuar gjuhën sot nga çadra e protestës, tha se kryeministrit ka 48 ditë kohë ndryshe mosbindja civile do të pushtojë çdo qytet e fshat dhe se më 18 Qershor, shqiptarët e bashkuar do të rimarin kontrollin fizik të Shqipërisë.

Dhe e kam një përgjigje për ultimatumin e Ramës. Rama thotë që për 48 orë, që opozita të bëhet alibia e teatrit të kukullave që të vazhdojë vjedhjen e batërdisjen, që asgjë mos të ndryshojë, që kriminelët të jenë në krye të administratës, që pasurit të vijojnë të grabitjen dhe opozita të jetë fasadë.

Po të them sot, ke 48 ditë që ti japesh fund tentativës per ti dhënë fund pruralizmit para se të shpallim luftën totale të asgjësimit të Republikës
.

Ose kjo mosbindje civile, bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë çdo ditë, në çdo qytet. Të çlirojmë Kavajën, mosbindja civile do të shtrihet në cdo qytet, lagje e fshat për të kulmuar më 18 qershor kur shqiptarët e bashkuar do të rimarrin kontrollin fizik të Shqipërisë që i takon dhe u takon vetëm atyre dhe jo kurrë krimit, drogës e qeverisë të lidhur me ta”.

Basha e Ramen e paralajmëroi kryeministrin Rama se nuk do e gezojë qoftë edhe një ditë qeverinë e dalë pas 18 Qershorit
Shqiptarët do t'i refuzojnë me mosbindje civile, hiqe nga mendja se do të lejojmë të marrin Shqipërinë. Nuk ka zgjedhje me 18 qershor, sepse edhe formalisht këto i dogjën afatit, i dorëzuan listat 24 orë më vonë. Bashkimin më të madh të shqiptarëve në Kavajaë, për të çliruar me forcën e bashkimit, nga e hëna e tutje do ta shtrijmë anë e mbashë Shqipërisë mosbindjen civile. Nuk e di se si i ke bërë planet Rama, po të jap fjalën e cfarë do që të kesh planifikuar, nuk do qeverisësh as një orë të vetme pas 18 qershorit. Ke vetëm një rrugë, ke vetëm një rrugë bëhu pjesë e zgjidhjes ose shporru!

Basha sulm Blushit, Bojaxhiut, Metes, Topit
Lulzim Basha sulmoi sot nga çadra këdo që është regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 18 Qershorit. Ai i quajti mercenarë Gjergj Bojaxhiun, Bamir Topin dhe Ben Blushin.

"Është i regjistruar vetëm një subjekt zgjedhor, është koalicioni i 2015, dhe ai nuk është i plotë, i ka lënë disa bishta, njëri ha ngjalën, tjetri ha peshkun, njërit i ka ngelë hala tjetrit i ka ngelur bishti. Është një subjekt zgjedhor, këta ishin koalicioni i qeverisë së 2015, për t'i hedhur hi shqiptarëve e ndërkombëtarëve pretendojnë se janë 17 subjekte zgjedhore, me mercenarët e tyre si Bamir Topi, Gjegj Bojaxhi, Ben Blushi, Ilir Meta, jane nje dhe vetem nje. Monizëm në Shqiperi nuk ka për të pasur në asnjë menyrë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë