​Basha: Rama u kapardis në
ekspozitë, s'vizitoi azilkërkuesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një status në Facebook, flet për shifrat e azilkërkuesve në Gjermani , ku sipas të dhënave shqiptarët janë të parët pas sirianëve.
 
Duke iu referuar të dhënave zyrtare, shefi i opozitës thotë se kryeministri Rama u kapardis në ekspozitën e tij private, por nuk gjeti kohë të vizitonte pak metra më tej mijëra shqiptarë dhe fëmijët e tyre që dergjen në kampe refugjatesh.
 
“Ky është kokoshi 200 milionësh majë plehut, që nuk do t’ia dijë për fatet e qytetarëve të tij”, thuhet në deklaratën e kryetarit të PD.

Në të dhënat e Ministrisë së Brendshme gjermane, të cilave u referohet Basha rezulton se gjatë muajit gusht në Gjermani kanë kërkua azil 8 306 shqiptarë.

basha fb

Redaksia Online
(f.s/shqiptajra.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve