​Belgjika fiton me Bosnjen
i bën nder Shqipërisë

​Belgjika fiton me Bosnjen<br />i bën nder Shqipërisë
Përfaqësuesja belge arriti një fitore në fushën e Bosnjës me rezultatin 3-4. Me këtë fitore Belgjika vetëm i prishi punë Bosnjes, e cila e sheh veten jashtë fazës playoff, pasi Greqia e kaloi me dy pikë edhe në ndeshjen e fundit ekipi helen pret modestët e Gjibraltarit.

Por me eliminimin e Bosnjës një lajm i mirë vjen për Italinë, e cila siguron kështu në mënyrë automatike pjesmarrjen në playoff.

Duke qenë se Italia e ka të sigurtë pjesmarrjen në playoff, ekipi i Venturës vjen pa pretendime në ndeshjen e së hënës në “Loro Boriçi” ndaj kombëtares tonë.

Si rrjedhojë në mënyrë indirekte Belgjika i bën favor Shqipërisë pasi Italia nuk do të jetë e detyruar të marrë pikë në ndeshjen me Shqipërinë.

Shqipëria ka mundësinë të bëjë një mbyllje dinitoze të eleminatorëve, para publikut të shumtë që pritet në shkallët e stadiumit, ku do të bëhet edhe ceremonia e largimit nga futbolli e ish-kapitenit Lorik Cana.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool