Një 46 vjeçar po procedohet në gjendje të lirë në Berat pasi ka goditur një infermier.

Sipas policisë 46 vjeçari me inicialet A.V, ka goditur në fytyrë infermierin e turnit me inicialet A.K, 30 vjeç banues në Berat.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 46-vjeçarin drejt këtij veprimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”

Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 01.09.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
A.V, 46 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi në urgjencën e Spitalit Rajonal të Berat ka goditur ne fytyrë infermierin e turnit, shtetasin A.K, 30 vjeç, banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com