Shqiptarët duan më shumë autoritarizmin, sesa demokracinë.

Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), 31% e shqiptarëve preferojnë më shumë një sistem autoritar qeverisjeje sesa demokracinë.

Gjetjet janë bërë publike në vrojtimin "Jeta në Tranzicion", që BERZH bën mbi të gjitha ekonomitë në zhvillim.

Raporti tregon se pjesa e shqiptarëve që duan qeverisje autoritare është tre herë më e lartë sesa ajo e qytetarëve të Europës Perëndimore, madje, ajo është më e lartë edhe sesa mesatarja e ish-vendeve komuniste të ngjashme me Shqipërinë, ku treguesi raportohet 28%.

Sipas vrojtimit, mbështetja për demokracinë në Shqipëri është ulur ndjeshëm në 6 vitet e fundit, nga 57% që ishte në vitin 2010, në 50% aktualisht.

Gjetjet e vrojtimit janë rezultat i intervistave direkte. Sipas BERZH, hartuesit e sondazhit kanë pyetur 1500 veta për secilin nga 29 vendet e përfshira në vrojtim. Përfundimi kryesor është se në vendet ish-komuniste të
lindjes, nostalgjia për të shkuarën, të paktën sipas BERZH, është jo e vogël.

berzh
(Raporti i publikuar nga BERZH)


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com