​Biba nuk njeh deputeten Hafizi
akuzon gazetarët: Jeni konfuzë

​Biba nuk njeh deputeten Hafizi<br />akuzon gazetarët: Jeni konfuzë
TIRANË-Kryetari i KQZ, Denar Biba ka frikë se mos gazetarët bëhen konfuzë.

Sot në mbledhjen e radhës së KQZ ku po diskutohej regjistrimi i partisë së Ben Blushit, LIBRA, Biba kishte pikëpyetje mbi qartësinë e ideve të gazetarëve që po ndiqnin këtë cështje,  madje doli dhe në qëndrimin se gazetarët ‘ngatërrohen me këmbët e tyre”. Biba ngriti disa pikëpyetje duke u thelluar më pas në deklarata që duket se e bënë dhe atë vetë konfuz, aq sa nuk njohu deputeten Mimoza Hafizi.
 
Biba: Me pak fjalë le ta bëjmë historinë të gjatë, të shkurtër, mos ti bëjmë konfuz gazetarët se këta ngatërrohen me këmbët e veta. Të sqarojmë gazetarët që po të ishin thelluar pakëz në planin tonë të punës, do ta kishin lexuar se vendimmarrja për këtë vendim është marrë pak muaj, do ta shikonin se sekret nuk paska pasur pra.

(Më pas pyet deputeten Hafizi)

Biba: Zonjë kush jeni?

Hafizi: Jam përfaqësuesja zyrtare e Partisë LIBRA. Jam Mimoza Hafizi, deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Përpara se të sqaroj kërkesën tonë për KQZ...

Biba: Po nuk është rasti ai për këtë, po flasim për dicka tjetër

Hafizi: Po ju më dhatë fjalën

Biba: Po nuk është Kuvendi i Shqipërisë këtu, flisni për cështjen

Hafizi: Po unë do flas për atë që jam thirrur

Biba: Duhet të përgjigjeni për atë që ju kemi thirrur që nëse duhet shtyrë ose jo cëshja
 
Hafizi: Po ndaj dua me argumenta të theksoj se përse nuk duhet shtyrë

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg