​Bima që gjendet ne oborrin tuaj, ka
përfitime të cilat nuk i keni ditur 

​Bima që gjendet ne oborrin tuaj, ka<br />përfitime të cilat nuk i keni ditur 
Shumë njerëz nuk e njohin këtë bimë ose e konsiderojnë si barishte të keqe dhe e shkulin nga bahçja e tyre.

Kjo bimë ka lule të verdhë dhe gjethe të stërgjatur dhe emri i saj shkencor është “Portulaca oleracea”, ose siç njihet në Shqipëri, “purslane”.

Mund të përdoret në ushqimin tuaj dhe pasi ta provoni, do të befasoheni pasi ka shije limoni dhe gjethet e saj mund të përdoren për sanduiç dhe si një zëvendësim për spinaqin.

Kjo bimë është e njohur për uljen e kolesterolit.

New York Times ka shkruar për mënyrat se si përdoret kjo bimë në vende të ndryshme të botës.

Në Meksikë dhe Kaliforni është përdorur me mish derri dhe në sallatë me domate. Në Turqi është futur në dietën e njerëzve me anë të kosit, sallatave dhe domateve të pjekura.

Përfitimet shëndetësore

Antioksidant i fuqishëm
Është e pasur me vitaminë C, B-kompleks, pirodoksinë, karotenoide, riboflavinë, niacin dhe minerale të ndryshme si kalcium, hekur dhe magnez dhe në këtë mënyrë është antioksidant i fuqishëm e gjithashtu anti-mutagjen. Është gjithashtu e pasur me vitaminë A, që është e rëndësishme për mbrojtjen nga kanceri i mushkërive dhe kanceri në gojë.

Përmban Omega-3 dhe acide yndyrore më shumë se çdo perime tjetër, prania e këtyre acideve zvogëlon rrezikun e autizmit.

Përmirson metabolizmin tuaj
Është vërtetuar se ka pak kalori, por rrit metabolizmin dhe sigurohet që trupi juaj të ketë mjaft ushqim.

Kujdes që mos ta ngatërroni me bimë të tjera, para se ta përdorni sigurohuni që është “purslane”. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike