Një bloggere që ka pasion udhëtimin dhe publikon foto nga ato që të lënë pa frymë në Instagram, kohët e fundit shprehet e shqetësuar. Sipas saj, një tjetër femër realizon të njëjtat foto, me të njëjtat veshje, me të njëjtin sfond e fabul në rrjete sociale. Më shumë se e sfiduar, Lauren Bullen shprehet se ajo ndihet e shqetësuar.
“Ajo më përndjek në Instagram dhe realizon të njëjtat fotografi si të miat. Më shqetësojnë detajet. Ajo mundohet të gjejë të njëjtat gjëra që përdor unë në udhëtimet e mia, për të mos folur për pozicionet që unë marr në fotografi”, tha ajo për Daily Mail Australia.
Lauren i bën udhëtimet me të dashurin e saj Jack Morris dhe destinacionet kanë qenë në mbarë botën.
Por 23-vjecarja zbuloi se një tjetër vajzë, jo bionde si ajo, por brune realizon të njëjtin set fotografik dhe i merr fansat në Instagram.
Lauren thotë se minimalisht janë 20 fotografi që ajo ka realizuar në Europë që kanë të njëjtën fabul tek fotot e vajzës me emrin, Diana Alexa.
Bloggerja thotë se udhëtimet kanë kushtuar dhe ajo ka përfitimet e saj në këtë industri, pasi fotot e saj përdoren dhe për turizëm, ndaj bën apel që vajza të tërheqë fotot nga rrjeti social.
[gallery]19622[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO