Pas hapjes së 71 kutive me kërkesë të PDIU-së dhe PS-së, sipas Blushit nga rinumërimi rezulton se LIBRA-s i mungonin 90 vota.
Postimi i plotë i Blushit në facebook:
MASAKRA MBI LIBRA. 71 KUTI MINUS 90 VOTA
KQZ pranoi se të paktën 76 numërues kanë vjedhur vota në Tiranë në vetëm 64 kuti. Tirana ka 1198 kuti dhe kaq duhet të mjaftonte që gjithë qarku i Tiranes të rinumërohej.
Ne
64 kuti që rinumëroi KQZ mungojne 50 vota për LIBRA , ndërsa ne 7 kuti të tjera që u bënë publike mungonin 40 vota. Kjo do të thotë se vetëm në 71 kuti në Tiranë, LIBRA i kanë vjedhur 90 vota.
Mjafton vetëm kaq që KQZ ta rinumërojë gjithë Tiranën. KQZ do ishte bashkëpuntore në grabitje nëse nuk vendos të ndryshojë rezultatet duke rihapur të gjitha kutitë. Edhe me kaq sa është njoftuar del se LIBRA është partia me e grabitur në këto zgjedhje çka është për turpin e atyre që e kanë bërë.
Postimi i Blushit në facebook
Tabela e KQZ e postuar nga Ben Blushi
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com