Por një grup inxhinierësh turq kanë mundur të shndërrojnë një BMW të zakonshme në një robot gjigant, me këmbë e me duar. E gjitha kjo realizohet, mjafton të shtypësh një buton.
Me shtypjen e një butoni të vetëm, vetura e markës BMW shndërrohet në një robot me duar, këmbë dhe kokë, sikurse në filmin fantastiko-shkencor “Transformers”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Grupi prej 12 inxhinierëve e kanë ndërtuar këtë model dhe e kanë emëruar ‘Anatimon’. Edhe pse ky prototip aktualisht nuk ka ndonjë çmim, prodhuesit pretendojnë se planifikojnë të ndërtojnë edhe disa njësi të cilat do t’i shesin.
Ky ‘transformers’ aktualisht nuk mund të ecë, por inxhinierët besojnë që edhe këtë gjë do e mundësojnë. Por ata shtojnë se ky shërbim shtesë do të ketë një kosto më të lartë.
Inxhinierët nuk duan të dorëzohen, pasi në plan kanë të ndërtojnë edhe një elektromotor, i cili do i mundësojë “Transformers” të lëvizë lirshëm nëpër trafik.