Hienat me pulla janë grabitqarët e dytë më të rrezikshëm në tokë pas luanit në kontinentin afrikan. Ata ndjellin frikë te njerëzit për sulmet që bëjnë në qytetet e vogla, ku në shumë raste kanë vrarë dhe fëmijë të vegjël.
Sidoqoftë, banorët e Hararit në Etiopi i mirëpresin këto kafshë të rrezikshme në komunitetin e tyre, pasi besojnë se ata ushqehen me shpirtrat e ligë sa herë që qeshin me ulërima histerike.
Çdo natë gjatë 400 viteve të fundit, dy grupe me hiena kanë hyrë në rrugët e Hararit dhe luftojnë për dominim. Fituesit meritojnë të marrin kockat e lëna në rrugë nga kasapët e qytetit.
Një banor i Hararit, i quajtur Jusef ka një marrëdhënie të ngushte më hienat.
Ai i thërret ato në shtëpi dhe i ushqen me duart e tij.
Qytetet janë habitatet që po pësojnë rritjen më të shpejtë në botë, por për shumë kafshë jeta në planetin Tokë të transformuar nga njeriu nuk është e lehtë.
Por në mënyrë të habitshme, për disa lloje kafshësh bashkëjetesa me njeriun nuk përbën problem. Leopardët kalojnë lehtësisht në rrugët e Mumbait, skifterët shtegtarë gjuajnë në ndërtesat qiell-gërvishtëse të New York-ut dhe 5 milionë garguj performojnë fluturime spektakolare mbi kryeqytetin e Romës.
Redaksia Online
D.V Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com